Flash

Hailey Bieber: E vlerësoj shumë Selena-n

Lapsi.al 29 September 2022
Hailey Bieber: E vlerësoj shumë Selena-n

Hailey Bieber ka zbuluar së fundmi se ka folur me Selena Gomez pas martesës së saj me Justin Bieber në shtator 2018.

Gjatë podcastit, 'Call Her Daddy' , Hailey u shpreh se e vlerëson shumë artisten dhe nuk ka asnjë mëri kundrejt saj." Ajo nuk më ka bërë asgjë. Asnjëri prej nesh nuk i detyrohet askujt asgjë përveç respektit. E respektoj  dhe mendoj se nuk ka pritshmëri mes nesh", deklaroi modelja.

"Të gjithë ne e dimë se çfarë ndodhi dhe mund të largohemi prej saj me qartësi,” vazhdoi Hailey, duke iu referuar fejesës me Bieber vetëm disa muaj pas ndarjes së tij përfundimtare me Gomez.

Justin u takua me aktoren për tetë vjet. Ai  ishte i lidhur me Hailey, Sofia Richie dhe shumë modele gjatë ndarjeve të tyre. Në fund të vitit 2017, fituesi i Grammy u rikthye me Selenën për herë të fundit. Dyshja u ndanë në mars të vitit të ardhshëm. Në korrik 2018, ai i propozoi modeles në Bahamas.

Hailey sqaroi gjithashtu në podcast se ajo nuk e "vodhi" Justinin nga Gomez. "Unë kurrë nuk do të hyja në një lidhje dhe më pas të fejohesha, të martohesha. Nuk është në karakterin tim. Plus do  mendoja pastaj:" A ka ai ende ndjenja për të," shpjegoi ajo./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI