Flash

Familja e Avicii i shet të drejtat e muzikës anëtarit të ABBA

Lapsi.al 29 September 2022
Familja e Avicii i shet të drejtat e muzikës anëtarit të

Familja e Avicii i ka shitur 75% të të drejtave për regjistrimet e tij kompanisë suedeze të argëtimit Pophouse. Marrëveshja do t'i lejojë prindërit  të përqendrohen në fondacionin që ata krijuan pas ndarjes së tij nga jeta në 2018.

Ata ruajnë 25% të të drejtave të tij të mbetura, për të siguruar që muzika e tij të përdoret dhe promovohet në mënyrë dinjitoze.

Pophouse u krijua nga ylli i Abba, Björn Ulvaeus në 2014. Avicii lindi në vitin 1989 dhe prodhoi muzikë për Madonna dhe Coldplay duke u bërë një nga DJ-të më të paguar në botë.  Ai i dha fund jetës në moshën 28-vjeçare.

Që atëherë, prindërit Klas Bergling dhe Anki Lidén kanë mbikëqyrur pasurinë e tij. Ata kanë organizuar një koncert, licencuar një lojë video bazuar në muzikën e tij. Gjithashtu kanë hapur një muze nderimi në Stokholm në fillim të këtij viti. Në një deklaratë, Bergling shpjegoi se shitja e shumicës së aksioneve do të ndihmonte për të siguruar trashëgiminë e tij.

“Përmes kësaj marrëveshjeje, ne po sigurojmë  financat afatgjata të Fondacionit Tim Bergling. Kjo na krijon mundësinë për të vepruar me vendosmëri mbi angazhimet e fondacionit. Për të mbështetur çështje të rëndësishme si shëndeti mendor dhe mirëqenia e të rinjve", shkroi babai.

Ai shpjegoi se marrëveshja do ta sillte muzikën e Aviciit "në audiencën më të gjerë të mundshme" dhe "të kujdeset" për bazën e fansave të tij ndërkombëtarë. “Që kur Tim mori jetën e tij, si familje, ne nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për fansat e tij”, ka shkruar Bergling. Marrëveshja e Avicii vjen gjashtë muaj pasi Pophouse bleu regjistrimet kryesore të Suedez House Mafia. Asnjë shifër nuk është bërë e ditur për blerjen.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë nga: BBC

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI