Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Drejtësia e re/ Mbetet sekret sponsori i KPK-së në Marina Bay

Lapsi.al 29 September 2022
Drejtësia e re/ Mbetet sekret sponsori i KPK-së në Marina Bay

Gjykata Administrative e Tiranës i dha të drejtë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ta mbajë të fshehur emrin e sponsorit privat që pagoi akomodimin në resortin luksoz “Marina Bay” në Vlorë me arsyetimin se bërja publike e donatorit nuk do të ulte korrupsionin dhe nuk do të rriste besimin e publikut të drejtësia.

Gjykata Administrative e Tiranës i ka dhënë të drejtë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të mbajë të fshehtë emrin e sponsorit privat që pagoi shpenzimet e akomodimit të komisionerëve dhe një pjese të stafit në ambientet e resortit luksoz “Marina Bay” në Vlorë, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në shtator të vitit të kaluar.

Përmes vendimit të shpallur më 13 shtator, gjyqtarja Nafije Hasko e konsideron institucionin kyç të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve si palë kontraktore me të drejta për të lidhur marrëveshje konfidenciale financiare me subjekte private, ndërsa arsyeton çuditërisht se klauzola e konfidencialitetit në marrëveshjen e sponsorizimit i shërben “mbrojtjes së interesit publik”.

Pasi refuzoi kërkesat e BIRN dhe zbatimin e një vendimi të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, KPK u investua në hapjen e një procesi gjyqësor për rrëzimin e urdhrit që e detyronte atë të bënte transparente kompaninë private që kishte sponsorizuar aktivitetin në Vlorë. [Lexo shkrimin e plotë]

Përmes kërkesë-padisë së dorëzuar në Gjykatën Administrative, KPK kërkoi rrëzimin e vendimit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe pretendoi se zbulimi i sponsorit privat do të cenonte sigurinë kombëtare, procesin e vetingut të magjistratëve, marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe imazhin e vetë KPK-së.

Lexo edhe: Sondazhi/ Pse ra besimi tek SPAK dhe ‘drejtësia e re”

Lexo edhe: Historia/ Si e varrosi “drejtësia e re” dosjen 339/1

Në kërkesë-padi nuk paraqiteshin argumente se pse bërja publike e subjektit që mbuloi shpenzimet e të gjithë aktivitetit do të sillte pasoja, por Komisioni renditi një sërë justifikimesh lidhur me statusin e veçantë që gëzojnë komisionerët dhe përmbatjen e diskutimeve të tyre në mbledhje – për të cilat nuk u ishte kërkuar informacion.

Megjithatë, pretendimet e tyre u gjetën të drejta nga gjyqtarja Nafije Hasko, e cila vendosi të shfuqizojë si të paligjshëm vendimin e Komisionerit që urdhëronte vënien në dispozicion të emrit të sponsorit privat.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ngrit në vitin 2017 si institucioni kyç i reformës në drejtësi për pastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar si dhe rikthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë. Shumë magjistratë kanë dhënë llogari përballë KPK-së dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit si dhe cenimit të besimit të publikut te drejtësia. Vetë anëtarët e KPK-së refuzojnë prej një viti t’i nënshtrohen të njëjtit standard.

Gjyqtarja Hasko e justifikon mbajtjen sekret të donatorit me një klauzolë në kontratë që parashikon respektimin pa afat të konfidencialitetit.

“Ka qenë vullneti dhe qëllimi i palëve kontraktore që këto informacione apo të dhëna të mos bëhen publike dhe pas përfundimit të aktivitetit,” thuhet në vendin, ku shtohet se marrëveshja ka forcën e ligjit për palët.

Gjyqtarja Hasko evidenton gjithashtu se mosrespektimi i konfidencialitetit nga palët kontraktore do të sillte detyrime për shpërblimin e dëmit të shkaktuar. Gjyqtarja bën gjithashtu një interpretim të ngushtë të interesit publik, të cilën e lidh vetëm me veprimtarinë e KPK-së.

“Gjykata vlerëson se vendosja e klauzolës së konfidencialitetit në kontratë ka qenë e domosdoshme, pasi i shërben mbrojtjes së interesit publik, për shkak se objekt i këtij aktiviteti kanë qenë çështje të rëndësishme lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni në të ardhmen, strategjinë dhe planet afatgjata e afatshkurtëra, të cilat kurrësesi nuk mund të bëhen publike, pasi do të cënonin rëndë interesat e drejtësisë”, çmon gjyqtarja Nafije Hasko, pa marrë parasysh se kërkesa e BIRN dhe urdhri i Komisionerit lidhej vetëm me emrin e donatorit dhe jo me strategjitë dhe planet e KPK-së.

Në vendim, gjyqtarja e ngushton gjithashtu gamën e informacioneve për të cilat duhet të bëhet transparencë vetëm te të dhënat mbi procesin e vetingut dhe jo te detyrimi i KPK-së për të qenë gjithashtu transparente mbi aktivitetin e saj financiar dhe administrativ.

“…të dhënat e pretenduara nga kërkuesi, të cilat nuk janë të lidhura në këtë rast me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjekteve të rivlerësimit, por gëzojnë mbrojtje nga klauzola e konfidencialitetit e vendosur në nenin 7 dhe 12 të Marrëveshjes Sponsorizuese,” arsyeton Hasko.

Në vijim, Hasko çmon se bërja publike e sponsorit, nuk do t’i shërbente uljes së nivelit të korrupsionit, sigurisë publike, rritjes së besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë apo mbrojtjes së të drejtave e lirive themelore.

Ajo e cilëson gjithashtu qëndrimin e KPK-së për mbajtje sekret të donatorit në përputhje me parimin e proporcionalitetit.

“Kufizimi i përhapjes së informacionit është proporcional, duke marrë në konsideratë pasojat financiare për palën paditëse KPK-në në eventualitetin e shpërblimit të dëmit kontraktor,” vlerëson gjyqtarja Nafije Hasko në vendimin për shfuqizimin e vendimit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit./Reporter.al

Të këshilluara

Fatura e energjisë/ Ku po manipulon qeveria

Qeveria shqiptare rriti çmimin e energjisë përtej një fashe prej 800 kw/h për konsumatorët familjarë, duke filluar nga data 1 Tetor e këtij viti. Vendimi u mor ...

21:49

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI