Flash

“Babai im do të jetë Mbret, ndaj kujdes”/ Reagimi i Princit George bëhet viral

Lapsi.al 29 September 2022
“Babai im do të jetë Mbret, ndaj kujdes”/ Reagimi i

Çfarë kënaqësie mund të ketë një fëmijë? Një ngacmues e mundon dhe ai i përgjigjet: "Babai im do të jetë Mbret, ndaj më mirë ki kujdes". Nuk është një privilegj që i takon të gjithëve. Por Princi George, djali i William, po. Dhe shoku i tij në skuadër që e ngacmon nuk ka zgjidhje tjetër veçse të tërhiqet. Me veshët ulur. Kjo histori është treguar nga Katie Nicholl, në librin e saj të fundit "The New Royals" (Mbretërorët e rinj). 

Pas vdekjes së Elizabeth II, bota letrare e Britanisë së Madhe ka vërshuar dukshëm me libra mbi monarkinë që premtojnë zbulime. Mes tyre është edhe kjo. Në Thomas's Battersea në Londër, George i vogël ngacmohej nga një djalë veçanërisht agresiv. Por princi, tashmë në moshën 9-vjeçare është plotësisht i vetëdijshëm për statusin e tij. Me një shprehje të vetme e vuri sërish në rresht. Kush do të donte të përballej me zemërimin e një babai që do të jetë Mbret?

Edukimi i fëmijëve

Fëmijët e William dhe Kate Middleton, George dhe Charlotte të Uellsit, janë të vetëdijshëm për rolin e tyre të privilegjuar. Ata janë të tillë edhe pse nëna dhe babai i tyre i kanë edukuar gjithmonë për të përballuar një ekzistencë sa më normale. Edhe për vëllain e tij më të vogël Louis. Katie Nicholl tregon: “Ata po i rrisin fëmijët, veçanërisht Princin George, me dijeninë se kush janë dhe rolin që do të trashëgojnë. Por në të njëjtën kohë ata janë të etur që të mos i ngarkojnë me ndjenjën e detyrës”.

Nuk është e qartë se kur Ëilliam dhe Kate filluan t'i tregonin djalit të tyre se çfarë e pret kur të rritet. Por historiani Robert Lacey ka mbledhur thashetheme dhe dëshmi dhe duket se ata e kanë bërë këtë që në moshën 6-vjeçare. Në mënyrën më të butë të mundshme. Sepse nuk është e lehtë që në moshën 6-vjeçare të kuptosh fatin e një protagonisti kur për të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë është vetëm një përrallë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI