Flash

Abuzuan me të miturën në Prishtinë, gjykata merr vendimin për 5 djemtë

Lapsi.al 29 September 2022
Abuzuan me të miturën në Prishtinë, gjykata merr vendimin

Ekrem Rexhepi (26-vjeç), Shkëlqim Kameri (19-vjeç) dhe tre të miturit G.R.,(vëllai i Ekrem Rexhepit)., Xh.S., dhe G.J., të dyshuar për përdhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë janë lënë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, shkruan Gaeta Express.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.R dhe SH.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2) muaj, për secilin veç e veç”, ka konfirmuar Gashi për Gazetën Express.

Vazhdimi i masës së paraburgimit edhe për dy muaj është marrë edhe ndaj tre të miturve.

Po ashtu lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur me datë 23.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit tre të miturve edhe për dy muaj, për secilin veç e veç”, tha Gashi për Express.

Vajza 11-vjeçe dyshohet se është përdhunuar për rreth shtatë orë radhazi më 27 gusht të vitit 2022. Ngjarja që tronditi Kosovën ka ndodhur në një park në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI