Flash

8-vjeçarja ukrainase në Irlandë goditet 75 herë me thikë në qafë dhe trup

Lapsi.al 29 September 2022
8-vjeçarja ukrainase në Irlandë goditet 75 herë me

Një vajzë 8-vjeçare ukrainase është goditur 75 herë me thikë në qafë dhe në trup në Co Clare të Irlandës dhe është në gjendje kritike për jetën.

Irish Mirror ka mësuar se refugjatja 8-vjeçare ukrainase ndodhet në Spitalin e Fëmijëve Crumlin, pasi është transferuar nga Limerick, ku mjekët vazhdojnë ta trajtojnë.

Nëna e saj 46-vjeçare u gjet gjithashtu pa ndjenja në vendin e ngjarjes.

Edhe pse asnjë nga organet kryesore të fëmijës është goditur, ajo mbetet në gjendje kritike.

Nëna e fëmijës ndodhet në spitalin universitar Limerick dhe gjithashtu është në gjendje kritike.

Fëmija dhe nëna po qëndronin në një pronë, e cila po përdoret për të akomoduar refugjatët ukrainas që kanë ikur nga vendi i tyre për shkak të luftës.

Detektivët tani do të flasin me secilin prej banorëve që ishin të pranishëm në shtëpi për të ndërtuar një afat kohor të ngjarjeve. Oficerët kanë kryer gjithashtu hetime derë më derë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI