Flash

U kapën me 1 mln e 75 mijë euro falso, kërkohet 9 vite burg për zviceranen dhe 2 shtetasit kamerunas

Lapsi.al 28 September 2022
U kapën me 1 mln e 75 mijë euro falso, kërkohet 9 vite burg

Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 9 vjet heqje lirie për tre persona të arrestuar në 17 shkurt 2022. Ata kishin falsifikuar 1 milion e 75 mijë euro. Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, i kërkoi gjykatës së kryeqytetit deklarimin fajtor dhe dënimin me 9 vjet burgim. Këta shtetas janë: 53-vjeçari nga Kameruni Josoue Ngankam, Jeniffer Chollet nga Zvicra dhe kamerunasin tjetër, Zinedine Nkeh. Të tre personat kanë hyrë me gjykim të shkurtuar në proces. Pritet që në ditët në vijim, gjykata të shprehet për dënimin ose jo të tyre.

Lexo më shumë: Rreth 1 mln euro false në Shqipëri, arrestohet edhe bashkëpunëtori i shtetasit nga Kameruni

Këta persona u ndaluan në muajin shkurt dhe gjatë hetimeve të kryera është provuar aktiviteti kriminal. Të ndaluarit kanë pranuar akuzën e falsifikimit të 1 milion e 75 mijë euro, të cilat do i fusnin në Shqipëri.

Josoue Ngankam, me origjinë nga Kameruni ishte banues në Paris të Francës. Nisja e tij ishte Parisi, më pas drejt Turqisë dhe destinacion përfundimtar Shqipërinë.

Sipas prokurorisë, shtetësja zviceriania Chollet, jetonte prej disa vitesh në vendin tonë dhe emri i saj si bashkëpunëtore është shfaqur pas marrjes së deklarimeve të Ngankam. Ajo deklaroi në gjykatë se është e pafajshme ndërsa tentoi ti shmangej kamerave.

Po pavarësisht deklarimeve, prokurori Valikaj argumentoi ne gjykatë se ka prova që të arrestuarit janë bashkëpunëtor dhe pjesë te trafikimit të eurove false.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI