Flash

Tom Hanks, së shpejti një libër për industrinë e filmit

Lapsi.al 28 September 2022
Tom Hanks, së shpejti një libër për industrinë e filmit

Tom Hanks ka zbuluar së fundmi detaje rreth librit të tij të parë "The Making of Another Major Motion Picture Masterpiece". Ai tregoi se libri do të flasë për biznesin e filmit.

"Çdo personazh në libër bën diçka që unë e kam përjetuar gjatë realizimit të një filmi", rrëfeu Tom.

Libri  përfshin disa dekada dhe tregon se kultura amerikane ka ndryshuar që nga Lufta e Dytë Botërore. Një pjesë është e vendosur në vitin 1947, për një ushtar që kthehet në shtëpi nga lufta. Ai lë një përshtypje  te nipi i tij i talentuar 5-vjeçar. Djali pasi rritet merret me libra komik duke e bërë ushtarin në një nga personazhet e tij.

Më pas, në ditët e sotme, një regjisor vendos ta përshtatë atë libër komik në një film superhero me buxhet të madh. Personazhet e librit përfshijnë një aktor mashkull "jashtëzakonisht të vështirë" dhe një aktore kryesore "të mrekullueshme", plus një regjisor, producent, asistent produksioni " dhe anëtarët më të çuditshëm të ekuipazhit.

"Askush nuk e di se si bëhet një film," u shpreh Tom Hanks. "Kam bërë shumë filma dhe jam ende i mahnitur se si filmat bashkohen. Nga një ide deri te imazhi që jepet në ekran, i gjithë procesi është një mrekulli."

The Making of Another Major Motion Picture Masterpiece del më 9 maj 2023.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë nga : People

Të këshilluara

Post Malone rikthehet në skenë

Post Malone do të rikthehet në skenë. Reperi ka zbuluar se do të dalë në skenën në Cleveland të martën mbrëma. "Cleveland, unë do të këndoj disa këngë sonte"...

10:50

Kevin Hart, në mbrojtje të Will Smith

Kevin Hart ka mbrojtur së fundmi aktorin Will Smith pas incidentit të tij në Oscars. Në Drink Champs, atij iu kërkuar të zgjidhte midis fituesit të Oscarit t...

17:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI