Flash

SHBA: Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia nuk do njihet kurrë

Lapsi.al 28 September 2022
SHBA: Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia nuk do njihet kurrë

Bashkimi i territoreve në lindje dhe jug të Ukrainës me Rusinë nuk do të njihet kurrë. Kështu deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Reagimi amerikan erdhi pas publikimit të rezultateve të një referendumi të organizuar nga Moska në disa rajone të Ukrainës që përbëjnë 15% të territorit të Ukrainës. Perëndimi e ka quajtur referendumin një farsë.

Zyrtarët e vendosur nga Rusia në rajonin Donetsk të Ukrainës deklaruan fitoren në një referendum për bashkimin me Rusinë me mbi 99% të votave pro.

Katër rajonet ku është votuar: Donetsk e Luhansk në lindje dhe Zaporizhzhia e Kherson në jug, përbëjnë rreth 15% të territorit ukrainas.

“E kemi ëndërruar në vitin 2014 dhe kemi vepruar për këtë. Kjo është një ditë historike. Ne po bashkohemi me atdheun tonë të madh, me Rusinë e madhe”. Kështu tha pas shpalljes së rezultateve udhëheqësi i Republikës së vetshpallur të Donetskut, Denis Pushilin.

Kutitë e votimit u çuan shtëpi më shtëpi nga zyrtarët në atë që Ukraina dhe Perëndimi e dënuan si referendum farsë për të krijuar një pretekst ligjor për aneksimin e katër rajoneve dhe justifikuar kërcënimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore në mbrojtje të “integritetit territorial” të Rusisë.

Perëndimi dhe Ukraina e kanë bërë të qartë se kurrë nuk do t’i njohin rezultatet e referendumit.

Lexo më tej: Analiza e DW: Çfarë dëshiron të arrijë Putini me pseudoreferendumet në Ukrainë 

“Ne nuk do ta njohim kurrë aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia… Ukrainasit do të vazhdojnë përpjekjet për të rimarrë territorin e pushtuar. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim ata në këtë përpjekje”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të martën, gjatë një konference shtypi me homologun indian, Subrhamanyam Jaishankar.

“Krimi i agresionit kundër vendit tonë, farsa në territoret e pushtuara që quhet referendum nga pushtuesit, përgatitja e një përpjekjeje të re për aneksimin e territorit ukrainas, të gjitha këto janë hapa me të cilët Rusia e ka shkelur Kartën e OKB-së”. Kështu tha presidenti ukrainas, Zelensky.

Presidenti ukrainas, pa dhënë detaje, tha se ka lajme të mira edhe nga fronti. Kjo pasi forcat ukrainase po vazhdojnë çlirimin e tokave të pushtuara.

Ukraina ka paralajmëruar vazhdimisht se aneksimi rus i territoreve do të shkatërronte çdo mundësi për bisedime paqeje. Ndërsa ukrainasit që ndihmuan Rusinë të organizonte votimet do të përballen me akuza për tradhti.

Të këshilluara

Covid-19/ 63 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja për situatën epidemiologjike në vend referuar Covid-19. Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet shën...

18:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI