Flash

Rusia bombardon Kharkivin, luftime të ashpra edhe në Kherson

Lapsi.al 28 September 2022
Rusia bombardon Kharkivin, luftime të ashpra edhe në Kherson

Rusia ka kryer sulme ajrore në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kharkiv. Sulmet gjatë natës goditën një stacion trenash. Aty shkaktuan ndërprerje të energjisë për më shumë se 18.000 restorante e banesa, thanë zyrtarët më 28 shtator.

Guvernatori i Kharkivit, Oleh Synehubov, tha se forcat ruse kanë goditur me raketa të llojit S-300. Raketa që janë armë të dizajnuara për mbrojtje ajrore, por shpesh përdoren edhe për të goditur infrastrukturat civile në qytetet ukrainase.

Shërbimi i emergjencave në rajonin e Kharkivit tha se shpërthimet kanë shkatërruar një trafo elektrike. Gjithashtu kanë goditur edhe një punëtori.

Autoritetet nuk kanë raportuar për viktima. Megjithatë kompania rajonale e energjisë elektrike tha se 18.500 konsumatorë në qarqet Shevçenkivski, Holodnogirski dhe Novobavarski, kanë mbetur pa furnizim me rrymë.

Sulmet në Kharkiv vijnë një javë pasi u kryen sulme të ngjashme në një stacion trenash dhe në ndërtesat rezidenciale.

Luftime të ashpra po ashtu po vazhdojnë në rajonin e Khersonit. Njoftimin e dha Ministria e Mbrojtjes së Britanisë në buletinin e përditshëm për luftën në Ukrainë.

Ministria britanike tha më 28 shtator se forcat ushtarake ruse në këtë zonë, të stacionuar në anën e djathtë të bregut të Lumit Dnipro, po sulmojnë pozicionet ukrainase.

Inteligjenca britanike tha po ashtu se Rusia po përdor forcat e saj për të vazhduar përpjekjet për të përparuar afër Bahmutit në Donbas. Përpjekje kjo që vazhdon pavarësisht se forcat e Moskës janë nën presion të madh në veri dhe jug të Ukrainës.

Luftimet e fundit vijnë teksa zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni po përgatit një pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Një ndihmë me vlerë prej 1.1 miliardë dollarësh.

SHBA-ja dhe shtetet e tjera perëndimore kanë ndihmuar me armë Ukrainën. Ndihmat nisen që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit të saj fqinj më 24 shkurt.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI