Flash

Rrjedhjet misterioze në gazsjellësin Nord Stream, Suedia nis hetimet

Lapsi.al 28 September 2022
Rrjedhjet misterioze në gazsjellësin Nord Stream, Suedia nis hetimet

Suedia ka nisur hetimet  për rrjedhjet nga tubacionet Nord Stream dhe çështja aktualisht është duke u shqyrtuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Në bazë të raportit të paraqitur nga Autoriteti Policor Suedez, prokurori do të përcaktojë hapat e ardhshëm, tha Karl Jigland, nga shërbimi për shtyp i Prokurorisë suedeze.

Deri tani dyshohet për sabotim por kjo gjë mund të ndryshojë, tha policia në një email për CNN.

Autoritetet suedeze paralajmëruan të martën për rrjedhje në tubacionet Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, që të dyja kalojnë në Detin Baltik pranë Suedisë dhe Danimarkës dhe kanë qenë pika kryesore në  luftën energjetike  midis Europës dhe Rusisë.

Disa liderë europianë kanë përmendur shqetësimet, me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen duke iu referuar rrjedhjeve të tubacionit si sabotime, në një postim në Twitter  të martën.

Ndërkohë, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha të martën se incidenti “ka të ngjarë  të jetë i qëllimshëm”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI