Flash

Polonia dhe Bullgaria thirrje qytetarëve: Largohuni urgjentisht nga Rusia

Lapsi.al 28 September 2022
Polonia dhe Bullgaria thirrje qytetarëve: Largohuni urgjentisht nga Rusia

Qeveria e Bullgarisë dhe Polonisë u bëri thirrje qytetarëve që ndodhen në Rusi, të largohen urgjentisht nga atje.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë tha në një deklaratë të martën se “rekomandon që shtetasit bullgarë në Rusi të shqyrtojnë mundësinë e largimit nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur, duke përdorur mjetet e transportit që kanë aktualisht në dispozicion”.

Gjithashtu Ministria e Jashtme polake ka bërë një deklaratë të ngjashme, raporton gazeta polake TVP.

“Ne rekomandojmë që qytetarët e Republikës së Polonisë që qëndrojnë në territorin e Federatës Ruse të largohen nga territori i saj duke përdorur mjetet tregtare dhe private në dispozicion,” thuhet në deklaratë, shkruan The Guardian.

Thirrjet e dy vendeve për qytetarët e tyre vijnë pas deklaratave të forta që presidenti rus, Vladimir Pution bëri një javë më parë, ku shpalli mobilizim të pjesshëm të ushtrisë ruse. Që prej asaj dite mijëra qytetarë rusë janë ngritur në protesta kundër Putinit, duke thënë se nuk duan të luftojnë dhe të vdesin për Putinin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI