Flash

Pas videove virale, Cara Delevingne shfaqet në publik

Lapsi.al 28 September 2022
Pas videove virale, Cara Delevingne shfaqet në publik

Cara Delevingne është shfaqur në publik  mes raporteve se miqtë e saj janë të shqetësuar për shëndetin e saj mendor.

Modelja u fotografua në një event të Javës së Modës në Paris, duke debutuar veshje nga Cara Loves Karl, bashkëpunimi i saj i ri me Karl Lagerfeld. Më 5 shtator, aktorja e "Paper Towns" u shfaq në aeroportin Van Nuys në dukje në ankth. Në video ajo shihet  pa këpucë dhe flokë të shkatërruar. Menjëherë pas shfaqjes së saj të crregullt, familjarët kanë kërkuar që Delevingne të shkojë në një qendër rehabilitimi. Gjithashtu miqtë janë shprehur se modelja po lufton me një kombinim të problemeve të shëndetit mendor dhe abuzimit të substancave.

"Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Situata ka qenë e tillë prej disa javësh dhe familja e Caras është e përfshirë. Flitet për organizimin e një lloj ndërhyrjeje dhe për t’u siguruar që  të marrë ndihmën që mund t’i duhet,” tha një mik i familjes për The Sun. “Ajo ka nevojë për disa javë pushim të plotë – pa pije alkoolike, pa festa. ”

Cara ka folur më parë për betejën e saj me ankthin dhe depresionin. Ajo ka zbuluar se ishte në depresion të rëndë kur ishte 15 vjeç për shkak të dispraksisë së saj./Lapsi.al

Të këshilluara

Post Malone rikthehet në skenë

Post Malone do të rikthehet në skenë. Reperi ka zbuluar se do të dalë në skenën në Cleveland të martën mbrëma. "Cleveland, unë do të këndoj disa këngë sonte"...

10:50

Kevin Hart, në mbrojtje të Will Smith

Kevin Hart ka mbrojtur së fundmi aktorin Will Smith pas incidentit të tij në Oscars. Në Drink Champs, atij iu kërkuar të zgjidhte midis fituesit të Oscarit t...

17:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI