Flash

Hugh Jackman, pjesë e vazhdimit të "DeadPool"

Lapsi.al 28 September 2022
Hugh Jackman, pjesë e vazhdimit të "DeadPool"

Ryan Reynolds ka zbuluar së  fundmi detaje rreth Deadpool 3. Përmes rrjetit social,Instagram, Ryan ka treguar se aktori Hugh Jackman do të jetë në vazhdimin e filmit.

Në video shihet një Reynolds i dëshpëruar, i cili kërkon falje që nuk mori pjesë në konferencën e Disney D23 në fillim të këtij muaji. Duke diskutuar se si të qetësonte fansat e ekskluzivitetit, Reynolds tha se do jepte një njoftim të madh.

"Hej, të gjithë, jemi jashtëzakonisht të trishtuar që na ka munguar D23, por ne kemi punuar shumë për filmin e ardhshëm "Deadpool", thotë Reynolds në video. "Më është dashur të  jap shpirtin tim për këtë. Paraqitja e tij e parë në MCU padyshim duhet të jetë  e veçantë. Ne duhet t'i qëndrojmë besnikë karakterit, të gjejmë motivim, kuptim të ri. Çdo Deadpool duhet të dallohet. Ka qenë një sfidë e jashtëzakonshme. Por ne kemi një ide."Hej, Hugh Jackman, doni të luani Wolverine edhe një herë?" pyet ai, ndërsa Jackman kalon pranë. "Po, sigurisht, Ryan," përgjigjet Jackman. Në video, Reynolds përfshiu gjithashtu një datë publikimi për filmin e shumëpritur, duke informuar fansat se Deadpool 3 është planifikuar të dalë në kinema më 6 shtator 2024.

Hyrja e Deadpool në Marvel Cinematic Universe u konfirmua janarin e kaluar. Në një intervistë me Collider, Presidenti i Marvel Studio Kevin Feige konfirmoi një film të tretë të udhëhequr nga aktori për Deadpool. Filmiu shfaq për herë të parë në vitin 2016 dhe u pasua nga Deadpool 2 dy vjet më vonë./Lapsi.al

Të këshilluara

Post Malone rikthehet në skenë

Post Malone do të rikthehet në skenë. Reperi ka zbuluar se do të dalë në skenën në Cleveland të martën mbrëma. "Cleveland, unë do të këndoj disa këngë sonte"...

10:50

Kevin Hart, në mbrojtje të Will Smith

Kevin Hart ka mbrojtur së fundmi aktorin Will Smith pas incidentit të tij në Oscars. Në Drink Champs, atij iu kërkuar të zgjidhte midis fituesit të Oscarit t...

17:35

"The Crown" gjen një mbretëreshë të re

"The Crown"/ Ndërsa prodhimi i Sezonit 6 të "The Crown" u ndërpre për pak kohë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Sezoni 5 është ende në rrugën e duhur p...

13:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI