Flash

Eurovision 2023: Glasgow ose Liverpool do të presë konkursin e këngës

Lapsi.al 28 September 2022
Eurovision 2023: Glasgow ose Liverpool do të presë konkursin e

Liverpool dhe Glasgow janë dy qytetet që mbeten në garë për të pritur konkursin e këngës Eurovision në vitin 2023.

Të dy qytetet u zgjodhën pasi Birmingham, Leeds, Newcastle, Sheffield dhe Manchester u hoqën nga konkurrenca për të pritur ngjarjen muzikore. BBC tha se një vendim përfundimtar do të merret "brenda javësh".

Grupi ukrainas Kalush Orkestra triumfoi në konkursin e vitit 2022 në Torino, Itali, i cili  do ta bënte Ukrainën mikpritëse të vitit 2023. Mirëpo, EBU, i cili prodhon ngjarjen, vendosi që konkursi të mos mbahej në Ukrainë për shkak të situatës me Rusinë. Britania e Madhe, e cila doli e dyta me këngën Space Man të Sam Ryder, iu kërkua të priste Eurovizionin e 67-të.

Në gusht, një listë  nga 20 qytete të MB që kishin paraqitur një "shprehje interesi" u publikua nga BBC. Kërkesat për qytetet përfshinin "një vend të përshtatshëm dhe hapësirë ​​të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e konkursit të këngës, "angazhimin e nevojshëm për konkursin duke përfshirë një kontribut financiar. Gjithashtu dhe "përputhje me prioritetet strategjike të BBC-së si një transmetues i shërbimit publik".

“Absolutisht i kënaqur #Liverpool ka hyrë në  listën e ngushtë të #Eurovision2023”, shkroi në Twitter kryebashkiaku, Joanne Anderson. “Askund nuk organizohet një festë si ne. Njerëzit, komunitetet dhe bizneset e qytetit tonë janë gati të bëjnë një shfaqje për Ukrainën, MB dhe për Evropën. Eurovizion në Liverpool. Imagjinoni.”

Përktheu: Lapsi.al

Marrë nga: The Guardian

Të këshilluara

Post Malone rikthehet në skenë

Post Malone do të rikthehet në skenë. Reperi ka zbuluar se do të dalë në skenën në Cleveland të martën mbrëma. "Cleveland, unë do të këndoj disa këngë sonte"...

10:50

Kevin Hart, në mbrojtje të Will Smith

Kevin Hart ka mbrojtur së fundmi aktorin Will Smith pas incidentit të tij në Oscars. Në Drink Champs, atij iu kërkuar të zgjidhte midis fituesit të Oscarit t...

17:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI