Flash

Dekriptimi i mesazheve/ Si u fut në kurth Ervis Martinaj

Lapsi.al 28 September 2022
Dekriptimi i mesazheve/ Si u fut në kurth Ervis Martinaj

Prej pak ditësh, dy teori të reja po qarkullojnë për fatin e Ervis Martinajt. Të dyja parashikojnë fundin tragjik të Martinajt. A është futur në kurth "Mbretit i lojërave të fatit"?

Teoria e parë: Kapja si "peshk"

"Inside Story" zbuloi mbrëmë në Top Channel disa mesazhe të shkëmbyera mes njerëzve që kishin dijeni për fatin e Ervis Martinajt.

“Mos ti kishte thënë për V. Do ishte gjallë akoma. Hajde i kishin thënë e kam gati. Ky peshku kishte vajt. Dhe e kishin marrë peng. E kan hedh në det. Ca peshku. Atë e kanë humb atë natë”. 

“Ka festuar se i kanë nis fotot”. 

Ervis Martinaj

 

Mbi këto mesazhe presupozohet se Ervis Martinaj kishte kontraktuar një grup të fortësh në Shijak për kapjen e personit përgjegjës për vrasjen e kushëririt të tij të parë, Brilantit. Ky i fundit mbeti i vrarë më 17 korrik të këtij viti në mbikalimin e Fushë Krujës, teksa po udhëtonte me dy miq të tij. 91 plumba u zbrasën mbi makinën ku udhëtonte Brilant Martinaj. Gëzhojat konfirmuan se plumbat ishin qëlluar nga një qitës, i shumëpërfolur si profesionist.

Ervis Martinaj ishte betuar për hakmarrje. Sipas kësaj piste, grupi që ai kontraktoi raportohet se i ka treguar me pamje personin përgjegjës për vrasjen e Brilantit, të lidhur me litarë. Prezumohet se Martinaj i ka kërkuar atyre të presin që të vijë dhe ta vrasë vetë personin me dorën e tij. Dhe pikërisht ky ka qenë karremi. Martinaj është prerë në besë dhe është ekzekutuar sapo ka arritur tek baza në Shijak. Kapja e vrasësit ose porositësit të vrasjes së Brilantit nuk u krye me qëllim plotësimin e kërkesës së Visit. Por, për eliminimin e tij.

Kjo teori nuk është konfirmuar ende dhe autenticiteti i mesazheve mbetet për t'u verifikuar. Por megjithatë, mbetet një teori e shumëpërfolur.

Teoria e dytë: Femra e mistershme

Si një njeri që nuk i mungon informacioni, Sali Berisha vetëm javët e fundit ka thyer heshtjen e tij të gjatë për Ervis Martinajn. Ndërsa fillimisht ka denoncuar se kupola e Policisë së Shtetit ishte e lidhur me Martinajn, dhe se Edi Rama me Baton Haxhiun e dinë se ku ndodhet Visi, Berisha dje ka bërë një denoncim më konkret për zhdukjen.

Berisha publikoi një mesazh të ardhur në adresë të tij në Facebook. Sipas denoncuesit, fatin e Martinajt e di një femër që punon në Bashkinë e Tiranës. Personi anonim shpjegon se kjo femër e ka shoqëruar Visin nga banesa e saj në Shijak, dhe se policia e ka marrë dëshminë e saj.

Denoncimi

“Per fatin e Ervis Martinajt di gjithçka nje femer e partise se krimit! Policia dhe prokuroria e partise fshehin rolin e femres se partise.Qytetari dixhital ka pyetje direkte per Edi Ramen dhe rolin e tij ne zhdukjen e Ervis Martinit. sb

“Pershendetje Zoti Berisha! Jam kurioz me dit pse policia e rames nuk e nxjerr qe dy ditet e fundit para se me u zhduk Ervis martinaj ka qen i strehuar te nje femer socialiste qe punon te bashkia Lali Erit e cila quhet… Policia e di shum mir dhe ka mar deshmin e ksaj femre. Por pse nuk e nxjerrin sepse deri ne momentin qe ka taku shijaksit ka qen me kte femer me vete. E ka derguar kjo nga shpia e vet ne Shijak. 

Prokuroria ka edhe videot ku shihet Ervis Martinaj duke hyr ne pallatin ku jetonte kjo femer dhe kan edhe videot qe del nga apartamenti diten e zhdukjes me kte femer dhe hipen ne makinen e ksaj. Pse se nxjerr policia dhe edi ket fakt dhe videot kur del nga shoia ksaj dy ditet e fundit. Apo Edvini do te mbroj gocat e partis vet dhe mos te zbulojet qe e ka eliminu vet ai Ervisin” , shkruan Berisha.

Por kush është ky person? Kjo "femër socialiste" që ditka shumë për fatin bosit të lojërave të fatit? Identiteti i saj mbetet mister. Dhe nëse ka diçka që kemi mësuar nga denoncimet e "qytetarit dixhital" të Berishës në vite është se, shumë prej denoncimeve të tij të pafiltruara ngjajnë si teori konspirative në fillim, por me kalimin e kohës rezultojnë të vërteta.

Lexo më tej: ‘Çfarë ndodhi me Ervis Martinaj-n?’/ Rama: Policia do flasë kur të ketë prova 

Që prej 10 gushtit të këtij viti, kur zhdukja e Ervis Martinaj mbërtheu opinionin publik me mëdyshjen nëse një njeri kaq profilik i botës së krimit është vrarë, apo ka inskenuar vrasjen e tij, peshorja së fundmi anon më shumë nga eliminimi fizik i tij.

Shumë prej njohësve më të mirë të kronikës së zezë nuk patën asnjë dyshim se peshorja anonte më shumë nga fundi tragjik i Ervis Martinajt, sapo panë reagimet në rritje të Sali Berishës. Edhe pse njihej publikisht si demokrat i zjarrtë, nën zë Martinaj njihej edhe si një i afërm farefisnor i familjes Berisha. Kjo është arsyeja pse rritja e denoncimeve të Sali Berishës për fatin e Visit ka bërë shumëkënd të besoje se "doktorri ka informacion". Ervisi ndoshta nuk është më, armiqtë e kanë kapur vërtet...

©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Mesazhi i Ramës për Ervis Martinajn: Jua dimë targat e makinave (VIDEO) 

Të këshilluara

Fatura e energjisë/ Ku po manipulon qeveria

Qeveria shqiptare rriti çmimin e energjisë përtej një fashe prej 800 kw/h për konsumatorët familjarë, duke filluar nga data 1 Tetor e këtij viti. Vendimi u mor ...

21:49

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI