Flash

U akuzua për falsifikim dokumentesh/ Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm gjyqtarin Admir Thanza

Lapsi.al 27 September 2022
U akuzua për falsifikim dokumentesh/ Apeli i Tiranës shpall të

Gjykata e Apelit i jep pafajësinë ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza. Thanzai u shkarkua nga vettingu se kishte fshehur një dënim për vjedhje. Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim. Ky institucion e ka vënë në provë Thanzën për një periudhë kohe prej 18 muaj. Prova është me kusht që të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin vendor të Provës Tiranë. Thanza u deklarua i pafajshëm për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

NJOFTIM PER MEDIAN

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me datë 12.07.2018 i ka kërkuar Presidencës së Republikës Formularin e Vetëdeklarimit për Garantimin e Integritetit të Persona që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione Publike, plotësuar nga anëtari i Gjykatës së Lartë z. A.TH, i cili dyshohet të këtë kryer veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”. Për shkak se nuk ka deklaruar në Formularin e Vetëdeklarimit vendimin penal të Gjykatës së Pizas, Itali. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit  Admir Thanza, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, të parashikuar nga neni 190/1 të K.Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 1411, datë 31.05.2019 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.TH për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, të parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal dhe në baze të kësaj dispozite, dënimin e tij me 9(nëntë) muaj burgim.

-Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë të pandehurin A.TH për një periudhë kohe prej 18(tetëmbëdhjetë) muaj, me kusht që të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin vendor të Provës Tiranë. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.TH, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Shala dhe anëtarë znj. Emona Muçi dhe znj.Irida Kacerja, me vendimin nr. 853, datë 26.09.2022 vendosi: – Ndryshimin e Vendimit Nr. 1411, date 31.05.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ne kete menyre:

-Deklarimin e pafajshem te te pandehurit A.Th, akuzuar se ka kryer veper penale te parashikuar nga Neni 190/1 te K/Penale.

Vettingu për Thanzën

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestrua për 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij, dyqani dhe apartamenti.  Në vitin 2018 Thanza u rrëzua nga procesi i Vettingut. Ai u gjet me probleme në të tria kriteret e rivlerësimit përfshirë atë të pasurisë. Sipas përfundimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk justifikohej me burime të ligjshme.

Thanza u akuzua se ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por ish-gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë. Bëhej fjalë për vjedhjen e disa rrobave dhe produkteve kozmetike.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI