Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Tensionet Greqi-Turqi, Mitsotakis: Ankaraja ka mbetur vetëm

Lapsi.al 27 September 2022
Tensionet Greqi-Turqi, Mitsotakis: Ankaraja ka mbetur vetëm

Vazhdojnë tensionet dhe deklaratat provokative mes liderëve të Greqisë dhe Turqisë.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë një mbledhje me kabinetin qeveritar deklaroi se Ankaraja ka mbetur vetëm, pasi Athina gëzon mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Kundër tyre nuk kanë vetëm Greqinë, kanë gjithë Evropën, por edhe aleatët tanë të NATO-s. Atë që kishim për të thënë, i thamë qartë në OKB. Si për vijat e kuqe ashtu edhe për qëndrimin miqësor ndaj popullit turk. Pala tjetër mund të përsërisë në mënyrë monotone gënjeshtrat dhe kërcënimet e saj. Ne mbetemi të qetë dhe të sigurt në pozicionet tona të pastra me forcën e ligjit ndërkombëtar , vigjilencën e forcave tona të armatosura, mbështetjen e aleatëve tanë.

Mirëpo nuk ka vonuar reagimi i udhëheqësit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Presidenti turk nënvizoi se mbështetja e aleatëve nuk do t’i shpëtojë grekët, teksa hodhi serish akuza ndaj Athinës për kryerjen e një “pushtimi të fshehtë” të ishujve të Egjeut lindor.

“Ne i dimë shumë mirë qëllimet e atyre që na sfidojnë. Armët që ata kanë mbledhur në Trakinë Perëndimore dhe në ishuj nuk kanë asnjë vlerë për ne. Fuqia jonë tejkalon Vendi ynë nuk do të bëjë kompromis për mbrojtjen e tij. Mbështetja nga SHBA dhe BE nuk do t’ju shpëtojë.”

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, përgjegjës për punët e jashtme, Peter Stano, i beri thirrje Ankarasë ë respektojë sovranitetin e vendeve anëtare të BE-së dhe të angazhohet për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në frymën e fqinjësisë së mirë me respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI