Flash

Të përfshirë në kontrabandë, pezullon 2 inspektorë të kufirit dhe 2 doganierë në Qafë-Thanë

Lapsi.al 27 September 2022
Të përfshirë në kontrabandë, pezullon 2 inspektorë

4 zyrtarë të doganës në Qafë-Thanë janë pezulluar nga detyra. Shkak për këtë është bërë përfshirja në kontrabandë. Në njoftimin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore sqarohet se bëhet fjalë për dy inspektorë dhe dy doganierë fizikë. Ata abuzonin me detyrën e tyre dhe lejonin kontrabandën e ushqimeve.

Njoftimi i Agjensisë

Drejtoria Rajonale e AMP Korçë ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec. Ajp ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të:

– Inspektor A. H., 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë. Ai ishte stacionuar në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë. 43-vjeçari dyshohet për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë/të pjesshëm, nga detyrimet doganore apo të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

– Inspektor F. M., 38 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë. Ai ishte stacionuar në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale ” Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë/të pjesshëm, nga detyrimet doganore apo të akcizës “,”Kontrabanda me mallra të tjera”.

– Shtetasit nën hetim V. B., 53 vjeç, me detyrë doganier fizik në Degën e Doganës Pogradec. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

– Shtetasit nën hetim J. P., 45 vjeç, me detyrë doganier i peshores në Degën e Doganës Pogradec. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Të këshilluara

Digjet gjatë natës makina në Vlorë

Një automjet është djegur gjatë natës së kaluar në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës. Makina tip “Ford” në pronësi të L.K., është shkrumbuar nga flakët rreth...

08:16

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI