Flash

Rusët largohen pas thirrjes për mobilizim, Putin gjen mënyrën për t’i rekrutuar

Lapsi.al 27 September 2022
Rusët largohen pas thirrjes për mobilizim, Putin gjen

Në Osetinë e Veriut, republikën ruse në kufirin me Gjeorgjinë, së shpejti do të ngrihet një pikë për kontrollin dhe rekrutimin e atyre që përpiqen të largohen nga Rusia në rrugë tokësore për t’i shpëtuar mobilizimit të vendosur nga Kremlini, shkruajnë mediat e huaja.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë, nëpërmjet një mesazhi në Telegram.

Pika e kontrollit do të ngrihet në vendkalimin Verkhny Lars. Vendimi, shkruajnë agjencitë ruse, është marrë “në sfondin e rritjes së ndjeshme të trafikut” në zonë.

Imazhet e reja satelitore, që tregojnë një numër të madh rusësh që ikin në Gjeorgji dhe Mongoli, janë publikuar pas urdhrit të Vladimir Putin për të mobilizuar qindra mijëra rezervistë për konfliktin në Ukrainë.

Imazhet tregojnë radhë automjetesh, kamionë mallrash dhe makina, duke pritur në bllokime të gjata trafiku duke u përpjekur të kapërcejnë kufijtë.

Dhe sipas Maxar, e cila ka gjurmuar konfliktin nga satelitët e saj, radha për të kaluar në Gjeorgji shtrihet për më shumë se 16 km.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI