Flash

Rritja e çmimit të energjisë, Meta: ERE të thirret në seancë urgjente në Kuvend

Lapsi.al 27 September 2022
Rritja e çmimit të energjisë, Meta: ERE të thirret në

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat, ka kërkuar që të thirret në një seancë urgjente dëgjimore në Kuvend, Enti rregullator i Energjisë, për të dhënë sqarime lidhur me vendimin për fashën e konsumit të energjisë

“Vendimet e fundit të ERE, me të drejtë kanë sjellë një impakt tepër negativ, jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga përfaqësuesit të sipërmarrjes dhe biznesit në vend, ndaj jam sot këtu për të shprehur mbështetjen më të plotë të kërkesës së konfindustrias për Kuvendin e Shqipërisë për të thirrur në seancë urgjente ERE pikërisht për të arsyetuar vendimin e fundit për fashën e konsumit të energjisë dhe problematikat e menaxhimit të sistemit për periudhën 2021 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2022.

Ky ent e ka për detyrë ligjore të sqarojë në mënyrë profesionale para Kuvendit arsyet financiare, teknike dhe institucionale të sistemit energjetik që kanë çuar në pranimin e  plotë të propozimit të qeverisë për rritjen e fortë të çmimit të energjisë elektrike”, tha Meta.

Lexo edhe:

Shtrenjtimi i energjisë po rrezikon falimentimin e bizneseve

Më tej ai shtoi se: Sipas të dhënave, në vitin 2021 sistemi energjetik prodhoi 6,5% më shumë energji elektrike, sesa nevojat për konsum dhe çuditërisht vendi kaloi në krizë energjetike të shpallur nga kryeministri. Gjithashtu, prodhimi i përgjithshëm i brendshëm i energjisë elektrike ka tejkaluar ndjeshëm nevojat e klientëve tariforë për 6 mujorin e parë të vitit 2022 dhe në vazhdim.

Prandaj Konfindustria vlerëson, se vendimi i ERE për rritjen me afër 4- 5 herë e çmimit të energjisë elektrike për konsum familjar mbi fashën 800 kë/muaj do të jetë me pasoja të rënda për 90-130 mijë familje shqiptare dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në rëndimin e klimës së biznesit dhe ekonomisë kombëtare. Shqipëria edhe pse është relativisht e pavarur në prodhimin e energjisë elektrike nga tregjet ndërkombëtare dhe gazi rus çuditërisht ka çmimet më të larta në rajon për biznesin dhe familjarët. Pra, në emër të Partisë së Lirisë, angazhohemi që menjëherë përmes deputetëve tanë në Kuvendin e Shqipërisë të kërkojmë që ERE të paraqitet në Kuvend dhë të japë shpjegime të hollësishme për të gjitha këto shqetësime të KONFINDUSTRIA por që nuk janë thjesht të asaj por të gjithë sipërmarrjes të biznesit por edhe të shumë familjarëve.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI