Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Rritet numri i viktimave nga të shtënat në shkollën ruse

Lapsi.al 27 September 2022
Rritet numri i viktimave nga të shtënat në shkollën ruse

Numri i viktimave nga të shtënat në një shkollë në Rusi është rritur në 17. Në Republikën ruse të Udmurtias është shpallur ditë zie, në nderim të viktimave. Të shtënat në shkollën ruse ndodhën më 26 shtator. Nga zyra e guvernatorit të Udmurtias thanë më 27 shtator se edhe dy persona vdiqën gjatë natës. Sipas autoriteteve deri më tani kanë vdekur 11 fëmijë dhe gjashtë të rritur.

Ky ishte sulmi i katërt në një shkollë në rajonin e Volgës në 15 muajt e fundit. Komiteti hetues i Rusisë tha më 26 shtator se sulmuesi është identifikuar si Artyom Kazantsev, 34 vjeç. Ai kishte qenë nxënës i shkollës numër 88, ku vijojnë mësimin filloristët dhe ata të shkollës së mesme. Sulmuesi, që sipas disa mediave kishte pasur të veshur një bluzë me simbole naziste, vrau veten në vendin e ngjarjes, tha komiteti.

Aleksandr Shaklein, shef i spitalit kryesore në Izhvesk të Udmurtias – ku ndodhet shkolla – tha më 27 shtator se 16 fëmijë dhe dy të rritur aktualisht gjenden në spital. Ai shtoi se gjashtë fëmijë dhe dy të rritur janë në njësinë e kujdesit intensiv. Sipas Shaklein, 15 pacientë do të transportohen në Moskë për trajtim të mëtejmë. Komiteti hetues tha më herët se Drejtoria kryesore e hetimeve në Moskë është duke hetuar të shtënat në këtë shkollë.

Të shtënat në institucione arsimore në Rusi

Të shtënat në shkolla dhe institucione arsimore në Rusi dhe ish-republikat e tjera sovjetike ishin shumë të rralla. Por, viteve të fundit numri i incidenteve të tilla ka nisur të rritet. Në prill të vitit 2022, në Veshkaima, një person i armatosur hyri në një çerdhe dhe vrau dy fëmijë dhe një mësues dhe më pas vrau veten. Ndërkaq, në shtator të vitit 2021 ndodhën të shtëna masive në një universitet në Perm, ku vdiqën gjashtë persona.

Pesë muaj para këtij sulmi, 19-vjeçari Ilnaz Galyaviev sulmoi shkollën me numrë 175 në Kazan. Nëntë persona u vranë në këto të shtëna, përfshirë shtatë fëmijë. REL

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI