Flash

Publikohet traileri i sezonit 3 të 'Emily in Paris'

Lapsi.al 27 September 2022
Publikohet traileri i sezonit 3 të 'Emily in Paris'

Së fundmi është publikuar traileri i sezonit 3 të Emily in Paris.

Në trailer, Emily shihet duke qëndruar para një pasqyre me një palë gërshërë në dorë. “Është Parisi”, thotë ajo përpara se të pres flokët e saj.

“Ata janë vetëm balluke! Ndonjëherë njerëzit i presin balluket kur gjithçka është në rregull!” shprehet aktorja më vonë kur  pyetet për pamjen e saj nga  Gabriel (Lucas Bravo).

Sezoni 3 pritet të jetë me shumë supriza për Emily. Sezoni i dytë përfundoi me të që duhej të merrte një vendim të vështirë: të qëndronte në Paris ose të kthehej në Çikago. Ajo e gjeti veten të dyzuar pasi shefja e  saj, Sylvie (Filipine Leroy-Beaulieu), vendosi të largohej nga Savoir/Gilbert Group për të krijuar kompaninë e saj  dhe i kërkoi Emily-t t'i bashkohej. Për më tepër, jeta romantike e saj është në kaos pasi  nuk është e sigurt nëse dëshiron të heqë dorë nga gjithçka për Gabriel ose të qëndrojë me Alfie.

"Ky është vendimi më i vështirë që më është dashur të marr ndonjëherë," thotë  Emily në klip, duke lënë të kuptohet për kapitullin e saj të ardhshëm. Kjo është vetëm diçka që duhet të bëj…”

Krijuesi i shfaqjes, Darren Star, shpjegoi se e ardhmja e saj  mbetet e pasigurt, duke thënë për TV Line në dhjetor 2021, "Sfida jonë është të vendosim se cfarë vendimi do marri. Për këtë do flasë sezoni 3.”Ai shtoi: “Kur jetoni në një vend të huaj, një nga pyetjet është, ku e keni zemrën? Është vendi nga keni ardhur, apo vendi ku jeni për momentin? Emily do të luftojë edhe me këtë.”Sezoni 3 do të shfaqet premierë në Netflix më 21 dhjetor./Lapsi.al

Të këshilluara

"The Crown" gjen një mbretëreshë të re

"The Crown"/ Ndërsa prodhimi i Sezonit 6 të "The Crown" u ndërpre për pak kohë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Sezoni 5 është ende në rrugën e duhur p...

13:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI