Flash

Michele Morrone zbulon detaje rreth takimit me Khloe Kardashian

Lapsi.al 27 September 2022
Michele Morrone zbulon detaje rreth takimit me Khloe Kardashian

Khloe Kardashian ndezi spekulime me një foto ku shihej me  aktorin italian, Michele Morrone.

Pasi Khloe dhe Michele morën pjesë  në shfaqjen e javës së modës në Milano, ai e ndau foton në Instagram.  Megjithatë një përfaqësues i Morrone ka hedhur poshte aludimet për një romancë dashurie.

"Dolce& Gabbana u kërkuan atyre të bënin një foto në shfaqje," tha përfaqësuesi i Morrone për PEOPLE. "Michele mendon se ajo është shumë e bukur. Por vetëm kaq".

Një burim tjetër u shpreh gjithashtu se Kardashian "nuk e kishte takuar kurrë Morrone më parë" .Ajo e takoi atë në Milano atë natë”, tregoi burimi i  brendshëm. "Ata nuk po takohen.Khloe nuk ka në plan ta shohë përsëri."

Michele Morrone aktualisht është beqar. Aktori italian ka qenë i martuar më parë me artisten Rouba Saadeh nga viti 2014 deri në vitin 2018. Ndërsa, themeluesja e Good American sapo kaloi ,një ndarje shumë publike me  Tristan Thompson. Dyshja kanë një vajzë 4-vjeçare True dhe mirëpritën  një djalë në gusht, përmes një surrogate.

“Që nga dhjetori, ka qenë kjo re e errët mbi mua ”, rrëfeu Khloe gjatë episodit të Kardashians. "Çdo ditë, unë kam qenë e dëshpëruar, trishtuar, dhe tani që djali im është këtu, mund të vazhdoj përpara dhe të kënaqem. Është pothuajse sikur e kam mbyllur atë kapitull”.

Ajo vazhdoi, "Tani, më në fund filloj procesin e shërimit. Tani, filloj të shijoj jetën time me dy fëmijë. Kjo do të jetë dita e parë dhe do të jetë fillimi i diçkaje pozitive, e lumtur dhe e bukur."/Lapsi.al

Të këshilluara

"The Crown" gjen një mbretëreshë të re

"The Crown"/ Ndërsa prodhimi i Sezonit 6 të "The Crown" u ndërpre për pak kohë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Sezoni 5 është ende në rrugën e duhur p...

13:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI