Flash

Kevin Hart, në mbrojtje të Will Smith

Lapsi.al 27 September 2022
Kevin Hart, në mbrojtje të Will Smith

Kevin Hart ka mbrojtur së fundmi aktorin Will Smith pas incidentit të tij në Oscars.

Në Drink Champs, atij iu kërkuar të zgjidhte midis fituesit të Oscarit të King Richard dhe Ice Cube."Kohët e errëta meritojnë një dritë të madhe", tha Kevin. “Unë nuk do të flas keq për  vëllain tim. Ata të dy janë vëllezërit e mi. Unë do të them vetëm që Will Smith është një legjendë".

Hart vazhdoi duke vlerësuar Will që i dha një platformë aktorëve dhe krijuesve zezakë në Hollywood.

“Will është arsyeja pse studiot punësuan shumë aktorë me ngjyrë në role kryesore. Merita e tij dhe e Denzel. Njerëzit bëjnë gabime, dhe duhet tu lihet kohë për t'u rikuperuar. Dhe ky nuk është më problemi i botës, është problemi i tij  dhe Chris. Le të merren ata me këtë. Bota duhet të dalë prej saj dhe t'i lërë të shërohen.”

Në një deklaratë të korrikut për Rock, Smith i kërkoi falje nënës dhe familjes së aktorit (përfshirë Tony Rock), duke thënë se ai nuk e kuptoi "sa njerëz u lënduan" nga ngjarja.

"Kam kontaktuar me Chris dhe mesazhi që u kthye është se ai nuk është gati të flasë dhe kur të jetë, ai do të kontaktojë," tha Will. “Kështu që unë do them, Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu kur të jesh gati për tëkomunikuar.”/Lapsi.al

Të këshilluara

"The Crown" gjen një mbretëreshë të re

"The Crown"/ Ndërsa prodhimi i Sezonit 6 të "The Crown" u ndërpre për pak kohë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Sezoni 5 është ende në rrugën e duhur p...

13:12

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI