Flash

DASH: Sanksionet, mjet për të çrrënjosur korrupsionin në Ballkanin Perëndimor

Lapsi.al 27 September 2022
DASH: Sanksionet, mjet për të çrrënjosur korrupsionin

Sanksionet janë një mjet i rëndësishëm për të çrrënjosur korrupsionin në shtetet e Ballkanit Perëndimor, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price. Ai këto komente i bëri pasi  Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj Prokurores së Shtetit të Bosnjë e Hercegovinës, Diana Kajmakoviq. Price tha se një prej qëllimeve të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor është që punojë me qeveritë për të luftuar korrupsionin.

“Sanksionet do të mbeten një mjet i rëndësishëm – por jo mjeti i vetëm i rëndësishëm. Qëllimin ne e ndajmë me qeveritë dhe banorët e këtij rajoni, pra për të çrrënjosur korrupsionin”, tha ai.

Sipas njoftimit të Thesarit, Kajmakoviq u sanksionua për shkak të “cenimit të vazhdueshëm të demokracisë dhe sundimit të ligjit”. Kajmakoviq është zyrtarja e fundit në serinë e disa zyrtarëve në Bosnjë e Hercegovinë që janë sanksionuar nga SHBA-ja. Në prill të këtij viti, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj shtatë personave. Ata thuhet se kanë qenë të përfshirë në vepra korruptive. Në mesin e tyre ishin dy shtetas të Shqipërisë. Po ashtu ishin 2 zyrtarë të Bosnjë e Hercegovinës, 1 në Malit të Zi dhe 2 në Maqedoninë e Veriut. Këtu përfshihej edhe ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski.

Po ashtu, gjatë vitit të kaluar, SHBA-ja ka sanksionuar edhe disa zyrtarë të Bosnjë e Hercegovinës. Ai zgjeroi sanksionet ndaj liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, për vepra korruptive. Dodik fillimisht ishte sanksionuar nga SHBA-ja më 2017.

Po ashtu, në dhjetor të vitit 2021, Departamenti amerikan i Thesarit, sanksionoi shtatë serbë nga Kosova. Ata mendohej se ishin përfshirë në aktivitete të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Serbët e sanksionuar janë: Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Sërgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq, si dhe Radulle Steviq./ Rel

Të këshilluara

Arrestohen 18 punonjës të burgut të Fierit

Pas një hetimi disa mujorësh nga SHKB e Ministrisë së Drejtësisë, Gjykata e Tiranës vendos masat e sigurisë për 18 punonjësit e IEVP Fier. Për të 18 punonjësit ...

20:06

Paratë ruse/ Berisha nuk i ndahet Bashës

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Sali Berisha i bëri thirrje Lulzim Bashës që të flasë dhe të bëjë transparencë lidhur me financimin e aluduar rus në part...

18:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI