Flash

Bilanci i sezonit turistik/ Rama: Sot ky sektor përbën 17% të prodhimit të brendshëm bruto

Lapsi.al 27 September 2022
Bilanci i sezonit turistik/ Rama: Sot ky sektor përbën 17% të

Kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të sezonit turistik në vendin tonë. Nga qyteti i Durrësit, kryqeveritari u shpreh se sot turizmi përbën 17% të prodhimit të brendshëm bruto. Këtë shifër ai e krahasoi me periudhën para qeverisë Rama. Sipas tij në atë kohë turizmi përbënte vetëm 4%.

‘Kemi pasur një diversifikim shumë domethënës të fashave nga veriu në jug. Falë edhe investimeve të mirëmenduara që janë edhe pikat më tërheqëse të veriut sidomos një turizëm që ka sjellë disa vizitorë në disa qytete gjatë sezonit turistik. Kjo shikohet edhe nga hotelet që kanë qenë plot e për plot dhe në rrugë digjitale.

Turizmi ishte rreth 4 % kur ne e morëm drejtimin e vendit. Kemi qenë një vend pa turizëm. Sot është 17% në prodhimin kombëtar. Kemi qenë një vend dhe kjo gjë ka vazhduar prej disa vitesh që bëhej lajm për pisllëkun. Dilnim në mediat e huaja si një vend pis i ndotur. Kemi pasur një nga gangrenat më të mëdha të Shqipërisë. Fushën e plehrave të Durrësit e cila bënte lajm çdo verë. Në gjithë mediat që shkruajnë për turizmin Shqipëri e nxjerrë kokën.’- u shpreh Rama.

Lexo më tej: Plazhet shqiptare bosh, Greqia të ardhura rekord nga turizmi, 4,6% më shumë turistë se në vitin 2019

Kryeministri Edi Rama ka folur për stimulimin e sipërmarrjeve me 4 ose 5 yje gjatë sezonit veror. Ai thotë se pavarësisht se keqinterpretohet sikur po favorizohen të pasurit, në fakt qëllimi është i kundërt.

“Struktura e re është rezultat i politikës së ndjekur nga ana jonë për të stimuluar sipërmarrjet në turizëm që adresojnë nevojën e krijimit të strukturave me 4 ose 5 yje. Shpesh herë keqkuptohet ose keqinterpretohet qëllimisht për t’iu krijuar njerëzve idenë se kjo që bëjmë ne me këto struktura është favorizim i më të pasurve. Në fakt krejt e kundërta është e vërtetë. Rritja e pranisë së infrastrukturave në vendin tonë është favorizim i ekonomisë kombëtare, i gjithë rrjetit të shërbimeve, i prodhuesve vendas të të gjithë asaj pjese të ushqimit që vjen drejtpërdrejt nga ferma shqiptare, i konsumit. Këto janë struktura që sjellin një tjetër lloj turisti nga ai që vjen thjesht për të kaluar 1 apo 2 ditë ose nga ai që vjen me bukë me vete.

Mbi të gjitha, për të gjithë ata që flasin për nevojën për një punësim për këto struktura, poe punonjësit janë me paga mbi mesataren edhe për punët më të thjeshta. Prandaj e çmoj përpjekjen e bërë në këtë drejtim nga të gjithë sipërmarrësit. Hoteleria është sipërmarrje fitimprurëse por kërkon kapital intensiv”, tha Rama.

Të këshilluara

Digjet gjatë natës makina në Vlorë

Një automjet është djegur gjatë natës së kaluar në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës. Makina tip “Ford” në pronësi të L.K., është shkrumbuar nga flakët rreth...

08:16

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI