Flash

Zbulohet si hynë agjentët iranianë në sistemet shqiptare

Lapsi.al 26 September 2022
Zbulohet si hynë agjentët iranianë në sistemet shqiptare

Ka përfunduar hetimi i Microsoft DART dhe ekipit të krimit kibernetik të FBI-së mbi sulmin kibernetik mbi sistemet shqiptare. Në dokumentin e publikuar nga AKSHI thuhet se ata tentuan fshirjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarëve. Sipas tyre dështuan, por kjo mbetet për t’u parë në vijim.

AKSHI thotë se sulmi i sofistikuar iranian arriti të cenojë vetëm 1/10 e sistemeve shqiptare. Raportet e specializuara të Microsoft dhe FBI faktojnë se ekipi shqiptar i teknikëve të AKSHI-t mundësoi ruajtjen e të dhënave dhe kthimin në normalitet sistemet dhe shërbimet publike. Është evidentuar ndërkohë mënyra e depërtimit të keqbërësve.

“Konkretisht, bazuar në këto investigime, është arritur në konkluzionin se: data 21 Maj 2021, është data e parë e infiltrimit të aktorëve keqbërës. Ata kanë përdorur vulnerabilitet e sistemit administrata.al. Ky sistem i prokuruar me fonde të IPA-s, nuk është implementuar, menaxhuar apo ndjekur nga AKSHI, por vetëm është hostuar fizikisht pranë Datacenter-it Qeveritar” – thuhet në njoftim.

Kohëzgjatja mesatare e identifikimit të penetrimit në sisteme për aktorët kërcënues është 287 ditë. Kjo sipas statistikës së firmës prestigjoze teknologjike të IBM.

LEXO EDHE: Sulmi nga Irani/ Pse u prit me cinizëm rënia e shtetit dixhital

“Sulme të tilla, të cilat përdorin teknika kaq të sofistikuara dhe të dizenjuara për targetin specifik, kanë një kohëzgjatje të tillë pikërisht për të bërë që veprimet dhe lëvizjet e këtyre aktorëve keqdashës në mjediset e penetruara të duken sa më legjitime dhe normale. Në momentin që këta aktorë vendosin të fillojnë lëvizjet për të konkretizuar sulmin atëherë ata rezultojnë të dukshëm” – thotë raporti.

Më tej, raporti thekson se të dhënat e sistemeve shqiptare janë të sigurta. Prapa sulmit kriminal fshiheshin organizata iraniane si MOIS (Ministria e Inteligjencës Iraniane) dhe Garda Revolucionare Iraniane. Sipas AKSHI-t ato financohen me rreth 7 miliardë dollarë në vit. Këto organizata kanë sulmuar në mënyrë të ngjashme edhe vende të tjera si Izraeli, Jordania, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Turqia.

AKSHI thotë se sulmet e fundit të 9 Shtatorit 2022, ndaj sistemeve dhe infrastrukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, raporti evidenton se objektiv ka qenë një infrastrukturë krejt e veçantë (rrjet totalisht i pavarur, Active Directory e pavarur, Exchange – sistemi i email-it) i palidhur me infrastrukturat AKSHI-t.

“Sulmet kibernetike të kryera drejt 2 infrastrukturave të veçanta, pronë të qeverise shqiptare, të përbashkët kanë vetëm metodologjinë e tij dhe atribuimin e aktorëve kërcënues. Sulmi i datës 15 korrik me atë të 9 shtatorit janë sulme të ndryshme, vektorët e shfrytëzuar dhe kohëzgjatja e tyre janë po ashtu të ndryshëm” – thotë AKSHI. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Paratë ruse/ Berisha nuk i ndahet Bashës

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Sali Berisha i bëri thirrje Lulzim Bashës që të flasë dhe të bëjë transparencë lidhur me financimin e aluduar rus në part...

18:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI