Flash

Zbulohet data e publikimit të sezonit 5 të 'The Crown'

Lapsi.al 26 September 2022
Zbulohet data e publikimit të sezonit 5 të 'The Crown'

Netflix ka zbuluar datën e premierës për sezonin 5 të "The Crown" gjatë eventit të tij me fansat në internet.

Seriali do të rikthehet më 9 nëntor me një kast krejtësisht të ri. Imelda Staunton  merr rolin e mbretëreshës Elizabeth II , ndërsa Jonathan Pryce  do të luajë bashkëshortin e saj, Princin Philip. Ndërkohë Dominic West  do të luajë Princin Charles, Elizabeth Debicki , Princeshën Diana dhe Lesley Manville bashkohet si motra e Mbretëreshës Princesha Margaret.

Sezoni  besohet të mbulojë familjen gjatë gjithë viteve 1990. Edhe pse shkrimtarët dhe producentët nuk  kanë zbuluar se cilat ngjarje reale nga jeta e familjes mbretëror planifikojnë të sjellin në ekran, kasti i aktorëve u ka dhënë fansave disa të dhëna për të shqyrtuar.

Salim Daw është përzgjedhur për të luajtur rolin e pronarit të dyqanit të mallrave miliarder, Mohamed Al-Fayed. Khalid Abdalla do të luajë djalin e Al-Fayed. Ai  vdiq tragjikisht në të njëjtin aksident automobilistik që vrau Princeshën Diana. Ata të dy ishin të lidhur në atë kohë. Humayun Saeed do t'i bashkohet kastit  si Dr. Hasnat Khan, një kirurg zemre me të cilin Diana kishte një lidhje të fshehtë dyvjeçare. Publiku do të shohë gjithashtu një paraqitje të shkurtër të Princit të ri William dhe Princit Harry.

Ndonëse tashmë është jashtëzakonisht i pëlqyer singa shikuesit ashtu edhe nga kritikët, vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II më 8 shtator ka nxitur interesim të ri për 'The Crown".. Sipas firmës analitike të të dhënave Whip Media, shikueshmëria e shfaqjes u rrit më shumë krahasuar me periudhën e mëparshme.

Përktheu:Lapsi.al

Marrë nga: Variety

 

Të këshilluara

Profesor Joe gati për sezonin e 4 të "You"

Profesor Joe gati për sezonin e 4 të "You". Netflix të shtunën njoftoi se seriali me protagonist Penn Badgley do të rikthehet në dy pjesë. Pjesa e parë e sezoni...

12:58

Rihanna rikthehet në skenë

Rihanna rikthehet në skenë pas shumë vitesh mungese. Këngëtarja me famë botërore po përgatitet për “Super Bowl”. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë artistja ...

10:03

Aktorja Louise Fletcher ndahet nga jeta

Aktorja, Louise Fletcher ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ish-kolegët dhe fansat i bënë homazhe aktores, duke e cilësuar atë si një “person shumë i mirë"....

16:17

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI