Flash

Rama komenton në SHBA ndërprerjen diplomatike me Iranin

Lapsi.al 26 September 2022
Rama komenton në SHBA ndërprerjen diplomatike me Iranin

Kryeministri, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për median prestigjoze perëndimore “Washington Post”. Tema kryesore e ka qenë shkëputja e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Iranin, për shkak të sulmeve kibernetike iraniane.

Rama ka thënë për Washingtin Post se qeveria shqiptare do të konsideroje rivendosjen e marrëdhënieve me Iranin. Por, vetëm kur Irani të jetë i lirë, teksa tha se Irani do ta sulmojë sërish Shqipërinë.

Gjithashtu, ai tha se hakerat iranianë kishin në plan të shkatërronin 95% të shërbimeve qeveritare online.

“Ndjenja jonë tani është se ata nuk ia dolën të shkatërrojnë infrastrukturën. Shërbimet janë kthyer. Ata morën disa shërbime por praktikisht jo me ndonjë rëndësi të veçantë. Shqipëria nuk ka pasur marrëdhënie të rëndësishme me Iranin, kështu që ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike nuk ishte ndonjë humbje e madhe.

Vende të tjera mund të jenë në gjendje të përdorin qasjen që bëri Shqipëria, në varësi, së pari, nga tërësia e çdo hetimi, në mënyrë që të ndihen të sigurt në dëbimin e diplomatëve, dhe së dyti nga shkalla e dëmtimit që shkaktojnë sulmet”, deklaroi Rama.

Lexo më tej: Hackerat iranianë nxjerrin pamjet e kamerave të sigurisë të doganave dhe komisariateve 

Lexo më tej: Pikëpyetjet/ A kanë lidhje patronazhistët me hakerimet e Iranit 

Të këshilluara

Pse nuk duhet rritur paga minimale

Koncepti i pagës minimale, është koncepti më kontraversial 126-vjecarit të fundit, i trajtuar herë si çështje e së drejtës dhe e mbrojtjes ndaj pagave të ulëta ...

12:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI