Flash

Qeverisë i “dalin nga kontrolli” koncesionet

Lapsi.al 26 September 2022
Qeverisë i “dalin nga kontrolli” koncesionet

Një Strategji për Menaxhimin e Financave Publike që zbatohet nga Ministria e Financave në përgjithësi është përmbushur përveç monitorimit të kontratave për koncesionet me Partneritet -Publik-Privat (PPP), me të cilat duket se ka dështuar.

Siç bën të ditur Ministra e Financave nga 228 kontrata koncesionare janë monitoruar vetëm 184 prej tyre. 20% e kontratave janë lënë jashtë këtij procesi që tashmë është detyrim ligjor. Gjithashtu Ministria e Financave dështoi të publikojë raportin e monitorimit për 184 kontratat e monitoruara edhe pse ka ndërmarrë angazhim ligjor për këtë veprim. Sakaq kontratat PPP janë projektet më të financuara në zërin e pagesave të thesarit të shtetit.

Rezultatet e monitorimit të Strategjisë për vitin 2021 tregojnë se “Objektivat që synojnë përmirësimin e procesit të monitorimit të investimeve publike, duke përfshirë projektet PPP dhe koncesionet nuk u arritën siç ishin parashikuar për vitin 2021”, thuhet në analizën që Ministria e Financave publikoi në kuadër të monitorimit të Strategjisë së Financave publike për vitin 2021.

“Objektivi i produktit në lidhje me raportin e kontratave të monitoruara nga MFE kundrejt totalit të kontratave të nënshkruara (PPP dhe Koncesione) nuk u arrit siç ishte synuar për vitin 2021, por megjithatë ka bërë progres. Gjatë periudhës qershor-dhjetor 2021, MFE ka arritur të marrë informacion nga Autoritetet Kontraktuese për 184 nga 228 kontrata. Me informacionin e marrë deri më tani, MFE ka arritur të monitorojë rreth 81% të të gjitha kontratave (PPP dhe koncesione)”, raportoi më tej Ministria e Financave.

Raporti i financave thekson se, ka pasur mungesë progresi në procesin e monitorimit të kontratave PPP për shkak të mungesës së raportimit periodik nga Autoritetet Kontraktuese.

Më tej sqarohet se, rreziqet që ndikuan në zbatimin e këtij treguesi lidhen me organizimin e brendshëm dhe burimet njerëzore të Autoriteteve Kontraktuese, për shkak se nuk ka qenë e mundur ndarja e roleve dhe përgjegjësive për raportim dhe gjithashtu në disa raste ato nuk kanë pasur burime njerëzore të mjaftueshme për të përmbushur detyrimin e tyre lidhur me raportimin.

“MFE-ja do të vazhdojë të ndërgjegjësojë Autoritetet Kontraktuese mbi rëndësinë e procesit të monitorimit dhe raportimit të kontratave koncesionare/PPP, duke u dërguar herë pas here shkresë zyrtare për të theksuar detyrimin e tyre për të përcjellë raporte periodike për këto kontrata në MFE”, thuhet në raport.

Puna për krijimin e një Liste të Unifikuar të Projekteve ku do të bënin pjesë edhe PPP-të, për të gjitha projektet, pavarësisht burimit të financimit, ka përparuar mirë, thekson Ministria e Financave. Një nga sfidat me të cilat përballet procesi i krijimit të një departamenti të ri është hartimi i kuadrit ligjor të unifikuar për MIP dhe PPP. Procesi i bashkimit do të kërkojë ngritjen e kapaciteteve në fushën e PPP-ve.

Pak kohë më parë Banka Botërore që është edhe donatori më i madh i Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike vuri në dukje se qeveria shqiptare shpesh kanalizon shpenzimet publike në projekte jo prioritare, ndërkohë që heziton të ngrejë dhe të forcojë kapacitetet e njësisë së monitorimit të koncesioneve./Monitor

Të këshilluara

Pse nuk duhet rritur paga minimale

Koncepti i pagës minimale, është koncepti më kontraversial 126-vjecarit të fundit, i trajtuar herë si çështje e së drejtës dhe e mbrojtjes ndaj pagave të ulëta ...

12:50

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI