Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

PD në kërkim të parave ruse në xhepat e Bashës

Lapsi.al 26 September 2022
PD në kërkim të parave ruse në xhepat e Bashës

Që pas raportimit të Zërit të Amerikës se inteligjenca amerikane kishte të dhëna për financimin e Lulzim Bashës nga Rusia gjatë fushatës së 2017, në Partinë Demokratike nisi fushata e kërkimit të parave. Iniciatori i fushatës, Sali Berisha la mënjanë mohimet që i kishte bërë tezave të Taulant Ballës dhe lajmëroi ngritjen e një grupi pune, që sot kryesohet nga Ledina Mandia. Kërkimet nuk do të përqëndrohen në arkën e Partisë Demokratike, por në xhepat e Lulzim Bashës.

“Në arkën e PD nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë, sipas dëshmive të besueshme plotësisht të zotit Ristani dhe ish-financierit të partisë, Ilir Dervishi, asnjë qindarkë nga këto para. Pra është një akt personal i Lulzim Bashës” u shpreh Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Por ai tha në mbledhje se kishte mësuar një detaj, që e implikon akoma më shumë Bashën.

“Disa bashkëatdhetarë tanë më kanë informuar nga Nju Jorku se kanë firmosur, por nuk kanë dhënë asnjë qindarkë për siç mashtronte Lulzim Basha, për të financuar lobistin e tij” u shpreh Berisha.

Lexo edhe: Mother Jones i rikthehet financimit rus të Bashës

Lexo edhe: Basha: Po mendojmë ta hedhim në gjyq revistën amerikane “Mother Jones”

Me këtë që thotë, ai mbështet alibinë e Lulzim Bashës se ekziston një listë me shqiptarë të diasporës të cilët kanë firmosur për paratë që i kaluan Nick Muzin, por sipas tij kjo listë është fiktive.

Pse duhet njollosja e Lulzim Bashës

Pasi Foltorja mori selinë e PD-së, gjuha ndaj Lulzim Bashës erdhi duke u zbutur. Nuk munguan ftesat për bashkim dhe kërkesat që antarësia t'i tërhiqte ofendimet dhe epitetin "Brava". Lulzim Basha në anën tjetër bëri disa hapa pas, duke ia lënë funksionet Enkelejd Alibeajt, por nuk pranoi të rikthehej në sqetullën e doktorit.

Grupi i deputetëve që e mbështesnin deri dje kërkon të luajë lojën e tij. Sado pa lidhje me antarësinë, sado që në flirt të vazhdueshëm me Ramën, ky grupim deputetësh ka treguar se është gati të djegë karrierat politike dhe të mos i bashkohet Berishës.

[caption id="attachment_762760" align="alignnone" width="1011"]Mbledhje e grupit te deputeteve qe mbeshtesin Sali Berishen Mbledhje e grupit te deputeteve qe mbeshtesin Sali Berishen[/caption]

Herën e fundit që zhvilloi një mbledhje grupi, përreth Berishës ishin vetëm 18 deputetë, ndërkohë që pjesa tjetër ose i përgjigjen Alibeajt, ose qëndrojnë të lirë.

Duket kontradiktore, por në një kohë që ka arritur të marrë me vete antarësinë, ka Kuvendin Kombëtar, Këshillin dhe Sekretariatet, Berisha nuk kontrollon më shumë se 17 vota në parlament.

Në këto kushte, kur një bërthamë e Bashës mbetet ende në lojë dhe refuzon t’i bindet vullnetit të tij, atëherë e vetmja rrugë që di Berisha është sulmi i saj deri në asgjësim, s’ka rëndësi nëse e beson vërtet se paratë për Nick Muzin erdhën nga Rusia apo jo./Lapsi.al

Të këshilluara

Fatura e energjisë/ Ku po manipulon qeveria

Qeveria shqiptare rriti çmimin e energjisë përtej një fashe prej 800 kw/h për konsumatorët familjarë, duke filluar nga data 1 Tetor e këtij viti. Vendimi u mor ...

21:49

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI