Flash

Mjeku e pranon live: Edhe unë kam marrë bakshish, nuk kam turp

Lapsi.al 26 September 2022
Mjeku e pranon live: Edhe unë kam marrë bakshish, nuk kam turp

Mjeku Ilir Allkja thotë se është e vështirë që të gjesh një doktor në Shqipëri, i cili nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, mjeku Allkja u shpreh se edhe ai vetë është paguar nga familjarë të tij dhe njerëz të afërt.

“Është vështirë të gjesh mjekë që nuk kanë marrë bakshish në jeten e vet. Kam marrë, nuk kam as turp dhe as frikë. Unë kam marrë nga njerëz të mi, nga kushërinjtë, nga familjarët. Më kujtohet një bisedë e para 10 viteve me një kolege nga Rumania.

Në Rumani numërohen 3.2 mjekë për 1 mijë banorë, ndërsa Shqipëria ka 1 mjek për 1 mijë banorë, është skandaloze. Mjekja më thotë, që vetë ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se nëse njerëzit japin një bakshish pas shërbimit, merreni sepse e meritoni”, theksoi ai.

Reagimi i mjekut sot erdhi pas një operacioni policor të kryer mesditën e të premtes në Tiranë. Mjeku i Spitalit të Traumës Fitim Marku u shoqëruar në Komisariat me akuzën e korrupsionit.

Mësohet se ka qenë një agjent i policisë së Tiranës i cili u paraqit si pacient dhe i dha 20 mijë lekë. Më pas ndërhyri për arrestimin e tij. Policia nuk ka ende një deklaratë zyrtare mbi këtë aksion. Mësohet se ndaj mjekut ka pasur ankesa te shpeshta se kerkonte rryshfet.

Lexo më tej: VIDEO/ Me pranga në duar, momenti i arrestimit të mjekut të Spitali i Traumës 

Lexo më tej: I pezulluar prej më shumë se një viti, kardiokirurgu Edvin Prifti rikthehet të ushtrojë profesionin e mjekut 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI