Flash

Mesazhi i Ramës për Ervis Martinajn: Jua dimë targat e makinave (VIDEO)

Lapsi.al 26 September 2022
Mesazhi i Ramës për Ervis Martinajn: Jua dimë targat e makinave

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar ditën e sotme një përplasje në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe të shumëkërkuarit Ervis Martinaj i cili rezulton i zhdukur prej datës 10 gusht.

I ftuar në Abc, Artan Hoxha u shpreh se Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij kanë sabotuar një takim elektoral të kryeministrit në qarkun e Lezhës. Ai theksoi se kur është kthyer në Tiranë, Rama i ka dërguar mesazh Martinajt duke iu drejtuar si ‘drejtor i basteve të kohës’.

“Një takim elektoral i kryeministrit në qarkun e Lezhës është sabotuar nga Ervis Martinaj dhe njerëzit e këtij të fundit. Kur u kthye, Rama foli për këtë incident duke theksuar se në ato makina që u kishin prishur takimin elektoral ishte drejtori i lojërave të fatit. Madje Rama shtoi: Ne dimë edhe targat, me të cilat lëvizni. Këto nuk i di regjimi, por i di patronazhimi”, tha Hoxha.

Bëhet fjalë për një takim të Ramës, vitin e shkuar ku shprehet:

“Ne e dimë që ju jeni në ato makina. I them edhe atij drejtorit të basteve të kohës, bashkë me vullnetarët që kanë humbur licencat e basteve. Ne iua dimë targat e makinave. Dhe kur them ne, jo regjimi por patronazhimi”, ka thënë Rama.

Lexo më tej: Dokumenti/ Ervis Martinaj u vra, pasi u nxorr në pritë nga një femër 

https://www.youtube.com/watch?v=XhXuyxl9MVw&t=51s

Të këshilluara

Pse nuk duhet rritur paga minimale

Koncepti i pagës minimale, është koncepti më kontraversial 126-vjecarit të fundit, i trajtuar herë si çështje e së drejtës dhe e mbrojtjes ndaj pagave të ulëta ...

12:50

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI