Flash

Kim Kardashian zbulon bashkëpunimin e ri me Dolce & Gabbana

Lapsi.al 26 September 2022
Kim Kardashian zbulon bashkëpunimin e ri me Dolce & Gabbana

Kim Kardashian mori pjesë në shfaqjen e Javës së Modës në Milano të Dolce & Gabbana.  Ajo debutoi së fundmi koleksionin e ri pranverë- verë 2023 në bashkëpunim me markën e njohur.

Kim veshi një fustan pa mëngë të mbuluar me kristale të zeza Swarovski në dimensione të ndryshme për të arritur një teksturë tredimensionale. Tre fëmijët e saj, North, Saint dhe Chicago bashkë me mamanë e saj Kris Jenner e brohoritën atë nga rreshti i parë.

“Shfaqja më e pabesueshme në Milano sot!!” shkroi Kris në Instagram. "@kimkardashian @dolcegabbana, perfeksion si gjithmonë! Shumë krenare për ty @kimkardashian!!! #MilanFashionWeek #CiaoKim #DolceandGabbana

“Kim Kardashian është muza jonë ”, tha kompania gjithashtu  në një deklaratë. "Besimi, pavarësia, ndjenja e stilit dhe sensualiteti i saj kanë shërbyer si frymëzim për Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana në krijimin e këtij koleksioni dhe rishikimin e arkivave të tyre të viteve '90 dhe '00. Janë po këto pjesë legjendare që kanë frymëzuar Kim kaq shpesh gjatë gjithë jetës së saj.

Bashkëpunimi i Kardashian me Dolce & Gabbana vjen  katër muaj pasi stilistët veshën familjen Kardashian-Jenner dhe nusen Kourtney Kardashian në dasmën e saj me Travis Barker në Itali.

Paraqitja e saj në pasarelë, megjithatë, nuk shënoi paraqitjen e saj zyrtare si modele. Kjo ndodhi në korrik, në shfaqjen vjeshtë/dimër të Balenciaga 2022 gjatë Javës së Modës në Paris.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë nga: Eonline

Të këshilluara

Profesor Joe gati për sezonin e 4 të "You"

Profesor Joe gati për sezonin e 4 të "You". Netflix të shtunën njoftoi se seriali me protagonist Penn Badgley do të rikthehet në dy pjesë. Pjesa e parë e sezoni...

12:58

Rihanna rikthehet në skenë

Rihanna rikthehet në skenë pas shumë vitesh mungese. Këngëtarja me famë botërore po përgatitet për “Super Bowl”. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë artistja ...

10:03

Aktorja Louise Fletcher ndahet nga jeta

Aktorja, Louise Fletcher ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ish-kolegët dhe fansat i bënë homazhe aktores, duke e cilësuar atë si një “person shumë i mirë"....

16:17

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI