Flash

Kanye West flet për ndarjen nga Kim: Humba mbretëreshën time

Lapsi.al 26 September 2022
Kanye West flet për ndarjen nga Kim: Humba mbretëreshën time

Kanye West ka deklaruar se ai e  kupton dhimbjen e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar - pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.

Përmes rrjetit të tij social,Instagram, Kanye shkroi: "Londër, e di sesi ndiheni. Unë gjithashtu e humba mbretëreshën time". Edhe pse reperi nuk e shpjegoi cfarë donte të thoshte, fansat ishin të bindur se ai i referohej ndarjes nga Kim Kardashian.

Kim bëri kërkesë për divorc nga themeluesi i Yeezy në shkurt 2021, pas gjashtë vitesh martesë. Që atëherë, dyshja kanë qenë në beteja publike  kur bëhet fjalë për çështjen e zgjidhjes së martesës së tyre.

Postimi i Kanye vjen pasi i kërkoi falje Kardashian në një interviste me Good Morning America.

“Ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe i kërkoj falje për çdo stres që kam shkaktuar .Unë kam nevojë që ky person të jetë më pak i stresuar dhe me mendjen më të mirë sa më e qetë që të jetë në gjendje t'i rrisë ata fëmijë", tha ai. Ye theksoi gjithashtu rëndësinë që fëmijët e tij të ndjekin shkollën e tij private, Akademia Donda - e cila mban emrin e nënës së tij të ndjerë. "Unë jam babai i tyre. Nuk i takon vetëm gruas. Edhe burrat kanë të drejtë të zgjedhin ," u shpreh West. " Mendimi i meshkujve ka rëndësi."/Lapsi.al

Të këshilluara

Profesor Joe gati për sezonin e 4 të "You"

Profesor Joe gati për sezonin e 4 të "You". Netflix të shtunën njoftoi se seriali me protagonist Penn Badgley do të rikthehet në dy pjesë. Pjesa e parë e sezoni...

12:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI