Flash

Euroja vijon në “pikiatë” si kurrë më parë. Dollari në ngritje

Lapsi.al 26 September 2022
Euroja vijon në “pikiatë” si kurrë më parë.

Monedha europiane është duke përjetuar ditët më të këqija në tregun vendas në raport me lekun.

Pas rënies së fortë në fund të javës së shkuar, pritej me shumë interes se si do të niste kjo javë, por duket se nuk ka asnjë përmirësim sa i përket monedhës europiane dhe interesave financiare të atyre që të ardhurat i kanë në euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, një euro këmbye sot me mesatarisht 116.32 lekë ndërkohë që e mbylli javën me 116.58 lekë.

Rënie të fortë në raport me lekun ka pësuar edhe paundi britanik. Një paund u këmbye sot me 128.91 lekë, ndërsa në fund të javës së shkuar këmbehej me 133.64 lekë.

Ndërkohë, dollari është krejtësisht. Një dollar këmbehet sot me 120.12 lekë, ndërkohë që në fund të javës së shkuar dollari ishte 119.46 lekë.

Krahas zhvillimeve ndërkombëtare, zhvlerësimi i ndjeshëm i euro në tregun shqiptar lidhet edhe me sasinë e madhe të monedhës europiane që është futur gjatë muajve të fundit në Shqipëri duke e kthyer vendin në një lavatriçe të mëdha parash, të cilat investohen kryesisht në sektorin e ndërtimit.

Nga situata e krijuar me euron preken drejtpërdrejt ata që kanë të ardhura në këtë monedhë dhe shpenzimet në lekë dhe përfitojnë shumë ata që të ardhurat i kanë në lekë dhe shpenzimet në euro.

Zhvlerësimi i euros i jep një dorë gjithashtu edhe kompanive importuese. Ndërsa, rrit prek në mënyrë të drejtpërdrejtë eksportuesit duke ua bërë atyre më të shtrenjtë produktin për tregun europian.

Lexo më tej: Euro prek minimumin e ri historik, kursi me Lekun bie papritur 

Të këshilluara

Pse nuk duhet rritur paga minimale

Koncepti i pagës minimale, është koncepti më kontraversial 126-vjecarit të fundit, i trajtuar herë si çështje e së drejtës dhe e mbrojtjes ndaj pagave të ulëta ...

12:50

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI