Flash

Dalin në protestë nxënësit e shkollës 'Mehmet Akif': Na shkatërruat çdo ëndërr

Lapsi.al 26 September 2022
Dalin në protestë nxënësit e shkollës 'Mehmet

Nëxnësit e kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll nga qeveria kanë dalë në protestë para Ministrisë së Arsimit. Kolegji u mbyll pak ditë më parë, me arsyen se nuk plotësonte standardet. Ata kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit për mbylljen e kolegjit privat dhe nga Ministria kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Na shkatërruat çdo ëndërr që kemi krijuar në ambientet e shkollës ‘Mehmet Akif’. Jemi kundër mbylljes së arsimit cilësor. Sot kuptova se çdo të thotë që të të prishin ëndrrat. Anuloni mbylljen e ‘Mehmet Akif’”, kanë thënë nxënësit para ministrisë.

Kryeministri Edi rama ka reaguar pas protestës së nxënësve të kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll pak ditë më parë nga qeveria.

 

Rama thotë se nxënësit duhet të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje, nërsa shton se Ministria e Arsimit ka zbatuar ligjin.

“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

Të këshilluara

Digjet një furgon në Korçë, detajet e para

Një automjet furgon është djegur në orët e para të mëngjesit në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, ku ka rënë zjarr në mjetin tip fur...

08:59

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI