Flash

Covid-19/ Vetëm 11 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Lapsi.al 26 September 2022
Covid-19/ Vetëm 11 qytetarë të infektuar në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë ka ;publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e Covid-19 në vend.

Në 24 orët e fundit, nga 132 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë, ndërkohë që asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e virusit.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë nga COVID-19.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 132 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në këto bashki:

5 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Delvinë, 1 në Pukë.

Janë 550 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,702 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 55

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 132

Testime totale 1,978,754

Raste pozitive 330,841

Raste të shëruara 326,702

Raste Aktive 550

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 263

Elbasan 61

Shkodër 51

Fier 49

Vlorë 35

Durrës 23

Dibër 21

Lezhë 18

Gjirokastër 11

Korçë 10

Berat 8

Lexo më tej: Covid/ Shënohet qarku i parë me asnjë të infektuar 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI