Flash

Britney Spears akuzon sërish familjen e saj, krahason veten me JLO

Lapsi.al 26 September 2022
Britney Spears akuzon sërish familjen e saj, krahason veten me JLO

Britney Spears ka akuzuar sërish familjen e saj dhe ekipin e menaxhimit të dikurshëm. Këngëtarja ka treguar se si është trajtuar gjatë 14 viteve të fundit.

Duke e krahasuar veten me Jennifer Lopez, Britney shpjegoi se aktorja Hustlers nuk do të trajtohej kurrë në të njëjtën mënyrë.

'Do të doja të shihja dikë që t'i thoshte Jennifer  të kalojë atë që kam kaluar. Cfarë mendon se do të bënte ajo. Jam e sigurt se familja e saj nuk do ta lejonte kurrë këtë.'

Duke detajuar disa nga gjërat që ndodhën, Britney tha se ekipi i saj i sigurisë ishte udhëzuar që ajo të qëndronte brenda. Ata shpesh do e shikonin artisten teksa zhvishej që të bënte dush". Spears përfundoi postimin  duke thënë se 'më mirë  qëndronte në shtëpi sesa të rikthehej në industrinë e argëtimit'.

Në fillim të këtij muaji, Britney  u shpreh gjithashtu e zhgënjyer nga djemtë e saj. Babai i tyre, Kevin Federline tha muajin e kaluar se djemtë kanë vendosur se nuk duan ta takojnë pasi janë të turpëruar nga fotot e saj nudo në Instagram.

Përpara se babai i saj të krijonte një konservator, Britney Spears iu lejua të shihte fëmijët e saj në vizita të mbikëqyrura. Por, vetëm me kusht që t'i nënshtrohej testimit të dr0gës. Në 2008, ajo fitoi përsëri kujdestarinë e përbashkët. Federline iu dha 70 për qind e kujdestarisë në 2019./Lapsi.al

Të këshilluara

Profesor Joe gati për sezonin e 4 të "You"

Profesor Joe gati për sezonin e 4 të "You". Netflix të shtunën njoftoi se seriali me protagonist Penn Badgley do të rikthehet në dy pjesë. Pjesa e parë e sezoni...

12:58

Rihanna rikthehet në skenë

Rihanna rikthehet në skenë pas shumë vitesh mungese. Këngëtarja me famë botërore po përgatitet për “Super Bowl”. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë artistja ...

10:03

Aktorja Louise Fletcher ndahet nga jeta

Aktorja, Louise Fletcher ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ish-kolegët dhe fansat i bënë homazhe aktores, duke e cilësuar atë si një “person shumë i mirë"....

16:17

Alec Baldwin, baba për herë të tetë

Alec Baldwin është bërë baba për herë të tetë. Hilaria ka mirëpritur fëmijën e shtatë të saj me aktorin, Ilaria Catalina Irena Baldwin. “Ajo është këtu! Jemi...

11:24

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI