Flash

Berisha akuza të forta Ramës për mbylljen e kolegjit turk

Lapsi.al 26 September 2022
Berisha akuza të forta Ramës për mbylljen e kolegjit turk

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në lidhje me mbylljen e kopshtit dhe kolegjit turk.

Ai u shpreh se ka kaluar ajo kohë kur vendimet për vendin tonë merreshin në Serbi e Turqi, madje akuzoi kryeministrin Rama se para atdheut vendos vjedhjen e pasurimin.

“Problematike janë relacionet poshtëruese me Erdoganin. Ne jemi forcë politike e interesit kombëtar dhe duhet ti themi shqiptarëve të vërtetat siç janë, kuptoj se ka qytetarë që interpretojnë si të veçantë qëndrimet e Erdoganit.

Por janë absolutisht në kundërshtim flagrant me miqësinë e bashkëpunimin mes dy vendeve sovrane. 

I rikujtoj çdo shqiptari që kurrë nuk duhet harruar se kombi është i pari dhe jemi komb polireligjioz. Ata që thanë feja e shqiptarit është shqiptari ishin besimtarë të zotit. Por, e thanë se feja nuk duhet të na përçante. Në një anë kërkohet të emërohet kreu i Komunitetit Mysliman i cili në të gjitha statutet e komunitetit zgjidhet me votë. Tani na del se do na hapë e mbyllë shkollat kur të dojë.

Nuk ka akt më të turpshëm më të shpifur e poshtërues se të mbyllësh kopshte e shkolla se gjoja janë të lidhura me terroristë dhe puçistë në Turqi me të vetmin fakt që gjen një oligark të klientelës për të thënë se godinën e kam blerë unë.

I them Sinan Idrizit mos e bëj veten kështu e mos luaj me interesa kombëtare. Nëse Turqi do të respektojë Shqipërinë si vend sovran nuk do të ndikojë në mbylljen e shkollave. Këtë duhet t’ia them shqiptarëve kudo që janë. Nuk pranojmë individ si ky për të lejuar qe vendimet për ne të merren në Beograd e Ankara. Kanë ikur ato kohëra por ky nuk ka atdhe. I është përkushtuar vjedhjes e pasurimit çdo ditë”. Kështu u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI