Flash

Afera "Partizani"/ Dëshmia e gjeneralit që s'pranoi të firmoste

Lapsi.al 26 September 2022
Afera "Partizani"/ Dëshmia e gjeneralit që s'pranoi

Në Shqipëri jemi mësuar të shohim shpesh para drejtësisë "peshq të vegjël" që kanë firmosur në kundërshtim me ligjin pasi ashtu i kanë urdhëruar padronët e tyre. Njëri nga këta mund të ishte edhe gjenerali në pension Vladimir Qirjazi, që sot është vënë në dritën e projektorëve pasi ka deponuar në SPAK për aferën e privatizimit të klubit Partizani. Por ushtaraku i lartë bëri të kundërtën. Ai nuk iu bind urdhërit të ministrit dhe shefit të shtabit, e kundërshtoi më këmbëngulje atë, madje dhe me çmimin e humbjes së vendit të punës dhe pastaj largimit përfundimtar nga ushtria.

Kjo çështje që është rihapur sot nga Prokuroria e Posaçme, me sfondin politik të goditjes së ish kryeministrit të para një dekade, ka shumë dritë hije. Sipas atyre që akuzojnë, dhëndëri i Berishës Jamarbar Malltezi, ka përfituar nga firma e vjehërit, për të rikthyer pronën që ish pronarët ia kishin shitur gjatë kohës së pushtimit Italisë, për ta privatizuar klubin sportiv dhe më pas për ta shndërruar terenin sportiv në truall ndërtimi. Vetë i akuzuar mbrohet duke thënë se ajo ishte nxjerrë në privatizim nga ministrat socialistë të Nanos, është parashikuar për ndërtim nga bashkia e Ramës dhe ai nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka përfituar sipas ligjeve që ky shtet ka për ish pronarët.

Në këtë histori ka ende shumë të panjohura, akuza dhe kundër akuza. Por pavarësisht se cili mund të ketë të drejtë për to, në këtë sagë, emri i gjeneral Vladimir Qiriazit mban një vend të veçantë: atë të zyrtarit që nuk iu bin urdhërit por ligjit.

Si nisi historia

Në kohën kur u gatua kjo histori, pra mes viteve 2008 - 2009, Vladimir Qirjazi, ishte komandat i  Komandës Mbështetëse që administronte shumicën e pronave ushtarake. Në atë kohë ai mori urdhër nga ministri i Mbrojtjes, Gamend Oketa, për të nënshkruar kontratën dhe për t'i dorëzuar kompleksin Partizani Jamarber Malltezit dhe trashëgimtarëve të tjerë, si akti i fundit i procesit të privatizimit. Në një përballje, ditët e fundit, në emisionin Open me Malltezin, i pyetur nga gazetarët ai sqaroi se nuk mund ta bënte këtë gjë, pasi kjo pronë, klubi Partizani pra, nuk ishte në inventarin e Komandës që ai drejtonte: "Prona që mua më kërkohej ta firmosja nuk ishte në kontabilitet të Komandës Logjistike" sqaroi ai. Një arsye e dytë qe se dokumentacioni ishte i paplotë. Por këto pretendime ranë në vesh të shurdhër dhe fakti është se ndaj gjeneralit filluan kërcënimet.

''Ministri (në atë kohë Gazmend Oketa) më kërkoi që unë duhej të firmosja pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij. Unë i thashë se nuk mund të firmosja pa plotësuar praktikën përkatëse dhe se nuk e di pse duhet ta bëjmë me urgjencë. Më tha se kjo punë mund të shkojë deri në masë, dhe unë ju përgjigja se mund të bëni si të doni, por kjo nuk është aspak e drejtë. E mbyllëm bisedën duke i thënë se si do ndjeheshit ju zoti ministër nëse nesër për shkak të problemeve ligjore të praktikës, përsëri një gjeneral i ushtrisë të jetë dëshmitar në gjyq për problemet që mund të kenë privatët që pretendojnë blerjen e kësaj prone. Ja përsërita se kjo nuk ka aspak sens zoti ministër, ndaj dhe dua që edhe ju të rishikoni urdhrin tuaj'', ka rrëfyer gjeneral Qirjazi për këtë ngjarje.

Largimi pa firmosur

Por eprorët e tij në vend që të reflektonin zgjodhën rrugën e shtimit të presionit. Ndaj tij filloi një inspektim i dyshimtë nga zyra anti-korrupsioni në Kryeministri. Kur qeveria Berisha fitoi një mandat të dytë gjenerali u shkarkua nga ajo detyrë dhe dy vite më pas në 2011 erdhi dhe lirimi përfundimtar nga Forcat e Armatosura, episod që gjithkush e lidh me rrefuzimin e tij për të firmosur privatizimin e klubit Partizani.

Sot, 11 vite më pas, ai është paraqitur në SPAK, para prokurores Enkeleda Millonai, me cilësinë e dëshmitarit. Natyrisht në deponimin e tij aktual mund të ketë shumë zemëratë dhe mllef, lidhur me padrejtësinë që iu bë. Por më e rëndësishme sesa kjo është një gjë tjetër. Ai sot mund të trokiste në zyrat e Prokurorisë Speciale si i pandehur. Por vendosi të ishte nga të paktët zyrtarë të këtij shteti që vendosi të paguajë çmimin e humbjes së vendit të punës për të mos firmosur një urdhër të shefave që në optikën e tij dukej i jashtëligjshëm.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Fatura e energjisë/ Ku po manipulon qeveria

Qeveria shqiptare rriti çmimin e energjisë përtej një fashe prej 800 kw/h për konsumatorët familjarë, duke filluar nga data 1 Tetor e këtij viti. Vendimi u mor ...

21:49

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI