Flash

Takimi me ambasadoren Kim, Meta: Patëm një bisedë shumë të hapur

Lapsi.al 25 September 2022
Takimi me ambasadoren Kim, Meta: Patëm një bisedë shumë

Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur edhe për takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim disa ditë më parë. I pyetur nga gazetarët në sallë, ish-presidenti kujtoi se marrëdhëniet me SHBA i ka pasur dhe i ka të shkëlqyera.

Me ambasadoren, Meta tha se pati një bisedë të hapur, konstruktive dhe bashkëpunuese.

“Mund t’ju them se marrëdhëniet e mia me SHBA gjithmonë kanë qenë të shkëlqyera, sidomos në drejtim të forcimit të partnerit tonë strategjik dhe të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat, në plotësimin e detyrimeve tona si anëtar i NATO-s.  Dhe së treti sa i takon përshpejtimit të integritetit evropian që është një interes tjetër i SHBA-ve. Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, konstruktive, bashkëpunuese. Këtë mund të thosha…”

Kurse, i pyetur nëse ndodhet përballë dy zgjedhjeve, mes SHBA dhe Berishës, kreu i PL-së tha se partia e tij nuk zgjedhje të tilla, pasi ajo ka programin e saj dhe është e pavaruar. Po ashtu, sa i përket mesazheve që ndau me ambasadoren ditën e takimit, ish-presidenti theksoi se ndër të tjera i shprehu kryediplomates amerikane bindjen e tij se “non grata” ishte një vepër e Bashës dhe Ramës.

Lexo edhe:

Ambasadorja e SHBA-së takoi Ilir Metën, reagon Berisha

Meta: “Unë s’mund të flas se cilat ishin mesazhet e ambasadores, ata flasin vetë kur kanë diçka për të thënë. Unë mund t’iu them juve se çfarë i thashë ambasadores për këtë çështje. Unë thashë mendimin tim që kam për çështjen e shpalljes “non grata” të Berishës. I shpreha dhe bindjen time se kjo është vepër e Bashës dhe Ramës. I thashë që të thotë në Uashington, që të paktën unë personalisht e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që as nuk kam qenë as nuk jam dakord.

Pa një vendim të tillë do të kishim Lulzim Bashën kryetar të PD. Kjo nuk është më një sekret. Ne nuk bëjmë zgjedhje mes zotit Berisha dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë i cili është i pavarur. Ne respektojmë vendimet që marrin anëtarët e PD apo të çdo partie tjetër.”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI