Flash

Selena Gomez flet për problemet me shëndetin mendor

Lapsi.al 25 September 2022
Selena Gomez flet për problemet me shëndetin mendor

Selena Gomez ka treguar se si aludimet rreth trajtimeve të saj për shëndetin mendor rënduan mbi të.

Në një kopertinë të Elle, këngëtarja rrëfeu se ishte prekur nga komentet kur mori trajtim për shëndetin mendor në 2014 pasi u diagnostikua me lupus. "Unë as nuk e di se çfarë besonin ata me të vërtetë se po bëja, alkool,festa" tha ajo.

Gomez vazhdoi të shpjegonte se rritja në sytë e publikut  e bënte atë të ndihej gjithmonë "si një objekt.  “Lupusi im, transplanti i veshkave, kimioterapia, të paturit një sëmundjeje mendore. Këto ishin të gjitha gjërat që sinqerisht duhet të më kishin rrëzuar”, shpjegoi ajo. “Sa herë që kaloja diçka, thoja: “Çfarë tjetër? Me çfarë tjetër do të kem të bëj?'”

Artistja ka qenë prej kohësh e sinqertë për betejat e saj me ankthin dhe depresionin dhe zbuloi vitin e kaluar se ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar. Për "Ndjeva se një peshë e madhe u hoq nga unë kur e mora vesh. Mund të merrja frymë thellë dhe të thoja, "OK, kjo shpjegon kaq shumë",reflektoi Selena.

Pas përpjekjeve të shumta, ajo shpjegoi se të ndihmosh njerëzit është "me të vërtetë ajo që më bëri të vazhdoj".

Selena Gomez ka vazhduar të kërkojë punë filantropike dhe u zotua se në vijim shpreson të shtojë një "aspekt bamirësie" në të gjitha projektet e saj: "Nëse diçka e mirë nuk po del prej saj, unë nuk do ta bëj. Nuk kam nevojë për para."Pas dy sezonesh, emisioni i saj i gatimit HBO Max Selena + Chef ka mbledhur 360,000 dollarë për 23 organizata jofitimprurëse. Ndërkohë, marka e saj Rare Beauty përfshin fondin , i cili synon të mbledhë 100 milionë dollarë për shërbimet e shëndetit mendor gjatë 10 viteve të ardhshme.

Perktheu: Lapsi.al

Marre nga: Hollywood Reporter

Të këshilluara

Alec Baldwin, baba për herë të tetë

Alec Baldwin është bërë baba për herë të tetë. Hilaria ka mirëpritur fëmijën e shtatë të saj me aktorin, Ilaria Catalina Irena Baldwin. “Ajo është këtu! Jemi...

11:24

Roger Federer mbyll karrierën me humbje

Roger Federer ul perden e karrierës së tij me një disfatë. Karriera e Roger Federer mund të ketë përfunduar me një disfatë të premten, por ovacionet pesëminutë...

11:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI