Flash

Rama në Asamblenë e OKB: Raporti i Dick Marty nuk duhej të ishte besuar kurrë

Lapsi.al 25 September 2022
Rama në Asamblenë e OKB: Raporti i Dick Marty nuk duhej të ishte

"Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty", shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook.

Gjatë fjalës së tij ditën e djeshme në  Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ai i kërkoi kësaj organizate, që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të paraqitur një raport të ri.

Përmes një postimi në Facebook, Rama rithekson edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë.

Rama: Nuk mundem të mos ndaj me ju një shembull të tmerrshëm që duhet të jetë një mësim për të gjithë botën e pikë së pari për botën demokratike.

Lexo edhe:

Rama nxjerr dokumentin e rezolutës për KiE: Rishikoni pretendimin për trafik organesh të Dick Marty

Në vitin 2011 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi një raport të përpiluar nga një parlamentar i zellshëm me ermin Dick Marty e ku akuzohej UÇK për krimin e neveritshëm të trafikimit të organeve.

Zoti Marty duhej të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të besohej si raportues i Këshillit të Evropës. Raporti i tij ishte tronditës e jo vetëm shumë i besuan, por u shndërrua në faktorin kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së dhomave të specializuara të Gjykatës për Kosovën. U bë një prej rasteve më të këqija të realitetit të shtrembëruar, lloji i manifestit për propagandën mbarë botërore kundër pavarësisë së Kosovës. Çdo përpjekje hetimore gjatë këtyre 11 viteve të gjata për t’i vërtetuar këto akuza, por më kot, asnjë grimë provë apo treguesi nuk u gjet askund në Kosovë apo diku tjetër që kishte të bënte me trafikimin e dyshuar të organeve. E megjithatë dhomat e specializuara për Kosovën që u ngritën mbi këtë raport ndërkohë që flasim kanë arrestuar pa padi Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Ne mendojmë dhe shpresojmë që bazuar në këtë mungesë provash, Asambleja e Këshillit të Evropës do të nderojë të vërtetën dhe do pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë e një organizate kaq të rëndësishme ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI