Flash

Post Malone përfundon në spital pas incidentit në skenë

Lapsi.al 25 September 2022
Post Malone përfundon në spital pas incidentit në skenë

Post Malone është shtruar së fundmi në spital. Reperi ka patur disa komplikacione si rezultat i rrëzimit të tij në skenë.

Përmes rrjeti të tij social,Twiiter, artisti u ka kërkuar falje fansave pasi është detyruar të anulojë shfaqjen e tij në Boston. “Ju dua shumë të gjithëve”, ka shkruar ai në Instagram. “Në turne, zakonisht zgjohem rreth orës 16:00 dhe sot u zgjova nga një dhimbje në anën e djathtë të trupit tim. U ndjeva shumë mirë mbrëmë, por sot u përkeqësova. Kam probleme me frymëmarrjen. Kam një dhimbje therëse sa herë që marr frymë ose lëviz. Tani jemi në spital, por me këtë dhimbje, nuk mund ta bëj shfaqjen sonte.”

Megjithatë, ai i siguroi ndjekësve  se shfaqja do të riplanifikohej. "Më vjen shumë keq," vazhdoi Post Malone . “Biletat e të gjithëve për shfaqjen e sotme do të jenë të vlefshme për ricaktimin që ne po planifikojmë tani. Edhe një herë, më vjen shumë keq, ju dua shumë të gjithëve. Të dua Boston, do të shihemi së shpejti.” TD Garden, vendi ku ishte planifikuar të performonte reperi, kishte lëshuar një deklaratë duke i zbuluar fansave se shfaqja ishte shtyrë. “Shfaqja e  Post Malone në TD Garden po shtyhet për shkak të rrethanave të paparashikuara.  Ruani biletat pasi mund ti përdorniër një datë të re ”, thuhet në njoftim./Lapsi.al

[embed]https://twitter.com/PostMalone/status/1573817647841542151[/embed]

Të këshilluara

Alec Baldwin, baba për herë të tetë

Alec Baldwin është bërë baba për herë të tetë. Hilaria ka mirëpritur fëmijën e shtatë të saj me aktorin, Ilaria Catalina Irena Baldwin. “Ajo është këtu! Jemi...

11:24

Roger Federer mbyll karrierën me humbje

Roger Federer ul perden e karrierës së tij me një disfatë. Karriera e Roger Federer mund të ketë përfunduar me një disfatë të premten, por ovacionet pesëminutë...

11:45

Wanda Nara konfirmon ndarjen nga Mauro Icardi

Wanda Nara ka zbuluar se është ndarë me sulmuesin e Galatasaray, Mauro Icardi pas një martese nëntë-vjeçare. Çifti ka pasur një marrëdhënie të vështirë gjatë vi...

15:54

Loredana: Hanës i mungon një vëlla

Loredana për herë të parë reagon për mardhënien e saj me Mozzik. A e ka tradhëtuar ndonjëherë ex-in e saj dhe çfarë i mungon vajzës së tyre Hana. A e lejon a...

14:52

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI