Flash

Meta thirrje: Ruani sahatet se patronazhistët mund t’ua mbifaturojnë

Lapsi.al 25 September 2022
Meta thirrje: Ruani sahatet se patronazhistët mund t’ua

Sipas kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, shqiptarët duhet të bëjnë kujdes nga patronazhistët, pasi ata mund t'ua mbifaturojnë sahatet elektrike, me qëllim që familjet të detyrohen të paguajnë çmimin e shtrenjtë kur kalohet fasha 800 kilovat për orë.

Ilir Meta deklaroi se rritja e çmimit të energjisë është bërë nga qeveria Rama vetëm me qëllim vjedhjen.

"Ju e dini që OSHEE shkëlqen me dështimet e saj. Humbjet e OSHEE janë të paktën 23%, megjithëse është investuar shumë. Humbjet duhet të ishin 6-9%. 1 miliardë euro janë hedhur në xhepat e korrupsionit të Rilindjes. Ne e dimë që Furnizuesi i Shërbimit Universal ka 920 mijë fatura, nga të cilat 800 mijë janë qytetarët. Prodhimi i KESH, edhe në vitin më të thatë, është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë konsumin në vend. Dihet që kosto e prodhimit nga uji është mjaft lirë, 1.5 lekë. Ndërkohë që kosto e shitjes nga FSHU është 42 lekë plus tvsh. E gjithë kjo situatë që paraqitet si situatë për efekt të luftës në Ukrainë në fakt është si rezultat i dëshmit të plotë të çdo lloj reforme në vend, në sektorin e energjisë dhe ujësjellës kanalizime.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të verifikojnë faturimet dhe të ruajnë sahatet e tyre nga ndërhyrjet e patronazhistëve dhe jo vetëm për ti mbifaturuar." - u shpreh Meta.

Lexo më tej: Fatura e energjisë/ Ku po manipulon qeveria 

Të këshilluara

Plagosje me thikë në Dhërmi

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri për motive të dobëta me një 44-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Dhërmi.  Sipas policisë, autori është v...

11:47

Aksident në Shkodër, 3 të lënduar

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Shkodër ku protagonist është bërë dhe një polic. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, në aksin Shkodër-...

23:05

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI