Flash

Favoritja për kryeministre të Italisë tregon "pjeprat" ditën e zgjedhjeve (VIDEO)

Lapsi.al 25 September 2022
Favoritja për kryeministre të Italisë tregon "pjeprat"

Më e përfolura e këtyre zgjedhjeve në Itali ka qenë pa dyshim Giorgia Meloni. Drejtuesja e forcës "Fratelli d’Italia" është favoritja për të qenë kryeministrja e ardhshme.

Ditën e zgjedhjeve të gjithë liderët votuan që në mëngjes, por ajo vendosi ndryshe. Ajo do shkojë të votojë vetëm pak para mbylljes së kutive. Më herët gjatë ditës ajo publikoi një video me 2 pjepra në duar.

“25 shtator. I thashë të gjitha” – thotë ajo në një video të publikuar në Tik Tok. Në këtë mënyrë favoritja e këtyre zgjedhjeve ka dhënë një mesazh të koduar. Mbiemri i saj, Meloni përkthehet “Pjepër”.

Në zhargonin e gjuhës italiane “pjeprat” janë gjoksi i grave. Duke shkelur syrin, në këtë mënyrë u duk si një mesazh për gratë që të shkojnë të votojnë. Nëse zgjidhet, Meloni do të jetë gruaja e parë kryeministre e Italisë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Të dielën zgjedhjet në Itali/ Kush është gruaja që po bën Evropën të dridhet

Profil/ Kush është neo-fashistja që mund të fitojë zgjedhjet në Itali

Itali/ Ç’ndodh nëse fiton koalicioni i djathtë. Pse Europa është e shqetësuar?

Të këshilluara

FOTO/ Kaos në shumë qendra votimi në Itali

Radhë dhe probleme në shumë qendra votimit në Itali. Vendi fqinj mban sot zgjedhjet për qeverinë e re. Ndryshe nga herët e shkuara zgjedhjet po kalojnë pa probl...

17:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI