Flash

Emergjencat japin alarmin: Merrni masat, presim përmbytje këtë javë

Lapsi.al 25 September 2022
Emergjencat japin alarmin: Merrni masat, presim përmbytje këtë

Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu. Ato do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës. Intensive deri në nivelin mesatar do jenë në qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Auritetet paralajmërojnë rrezik për përmbytje. 

Si pasojë e reshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Problematika mund të ketë edhe në zonat urbane. Në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara. Në lumenjtë Drin - Buna, Liqeni i Shkodrës dhe Drini i Lezhës pritet një rritje e prurjeve.

Bazuar në këto të dhëna, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile u bën thirrje autoriteteve vendore të marrin të gjitha masat e nevojshme. Paralajmërohet veçanërisht popullata në këto zona. Ne fokus janë zonat ku parashikohet rrezik më i lartë për t’u prekur nga stuhia apo përmbytjet.

“Agjencia e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave të pushtetit vendor të marrin masat e nevojshme për kontrollin e vazhdueshëm të sistemeve të kanaleve kulluese. Të monitorojnë vazhdimisht gjendjen e argjinaturave të lumenjve, digave të ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë.

Të kontrollojnë funksionalitetin e hidrovorëve. Të mbajnë në gatishmëri kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore të forcave operacionale. Kjo për përballimin e çdo situate të mundshme. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të jenë në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në raste emergjente” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTO/ Kaos në shumë qendra votimi në Itali

Radhë dhe probleme në shumë qendra votimit në Itali. Vendi fqinj mban sot zgjedhjet për qeverinë e re. Ndryshe nga herët e shkuara zgjedhjet po kalojnë pa probl...

17:43

65-vjeçar gjendet i mbytur në lumin Vjosa

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Vjosa nga policia. Mësohet se viktima që dyshohet të jetë mbytur në rrjedhën e lumit është një 65-vjeçar nga Përmeti. ...

16:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI