Flash

Detaje nga dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës

Lapsi.al 25 September 2022
Detaje nga dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës

Ditën e sotme Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni që do të mbahet në Shijak.

Thuhet se ceremonia do  të nisë rreth orës 17:00. Më pas do të ketë një darkë me gatime tradicionale eë bashku me pijet që janë prodhim i vendit tonë. Të ftuar do të jenë rreth 300 persona. Disa prej të cilëve nga bota e artit, kulturës dhe televizionit si dhe  figura të politikës.

Vetë Armina  zbuloi disa detaje nga festa e dasmës në emisionin 'Goca dhe Gra".

"Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha, është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menuja e dasmës do të jetë tradicionale. Për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha Armina.

Blogerja tregoi  gjithashtu se do të mbajë mbiemrin e saj dhe se një prej fustaneve është bërë nga një prej stilisteve të saj të preferuara, Viviene Westwood"./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/08/01/armina-mevlani-gati-te-nderhyj-ne-trupin-e-saj/

Të këshilluara

Aktorja Louise Fletcher ndahet nga jeta

Aktorja, Louise Fletcher ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ish-kolegët dhe fansat i bënë homazhe aktores, duke e cilësuar atë si një “person shumë i mirë"....

16:17

Alec Baldwin, baba për herë të tetë

Alec Baldwin është bërë baba për herë të tetë. Hilaria ka mirëpritur fëmijën e shtatë të saj me aktorin, Ilaria Catalina Irena Baldwin. “Ajo është këtu! Jemi...

11:24

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI